Nxënësit e Kolegjit Mehmet Akif në Universitetin e Prishtinës

UP_Visit

Maturantet tashmë janë në përfundim të shkollimit të mesëm dhe para vetës kanë shumë angazhime dhe sfida për të realizuar planet dhe qëllimet e tyre drejt krijimit të një profesioni dhe ndërtimit të një karriere të suksesshme. Përveç angazhimeve në shkollë për të ndihmuar nxënësit në këtë drejtim është mjaft frytdhënëse edhe vizita në organizata apo institucione të ndryshme arsimore dhe të fushave të tjera. Andaj ditën e premte nxënës të klasave të 12-ta të kolegjit tonë me shoqërimin e profesoreshës së Gjeografisë Valdete Beqiri, realizuan një vizitë në Fakultetin e Shkencave Matematike Natyrore dhe ishin pjesëmarrës në një ligjërate të Prof. Ass. Dr. Mimoza Dushi, ligjëruese në Fakultetin e Gjeografisë. Tema e ligjëratës që nxënësit dëgjuan ishte ndërlidhja popullsi-zhvillim ekonomik dhe roli i OKB-së në këtë drejtim. Përveç njohurive të reja rreth temës në fjalë nxënësit patën mundësi që të shohin dhe të kuptojnë nga afër, sadopak, mënyrën e realizimit dhe  sistemin e funksionimit te studimeve universitare.

photos