Olimpiada e 8-të e Matematikës në Kosovë

examweek

E shtunë, më 12 Mars 2016 në lokalet e Kolegjit “Mehmet Akif” në Lipjan, do të mbahet Finalja e Olimpiadës së Matematikës, e cila organizohet për herë të 8-të nga Shoqata e Matematikanëve të Kosovës. Në këtë garë, synimi i së cilës është rritja e interesimit të nxënësve për matematikën, ku do të marrin pjesë nxënënësit nga kl.9-të deri te kl. e 12-të nga çdo komuna të Kosovës, të cilët janë përzgjedhur nga Drejtoria e arsimit të komunave.
Gjashtë nxënësit më të suksesshëm të finaleve do ta përfaqësojnë Kosovën në Garën ndërkombëtare të 57 -të të matematikës, e cila do të mbahet gjatë këtij viti në Hong Kong.
Ju urojmë sukses të gjithë nxënësve pjesëmarrës!

Shënim: Programi i garës fillon në orën 09:00, me regjistrimin e nxënësve për garë si dhe me mëngjesin e përgatitur për pjesëmarrësit.