Shpallen Fituesit e Olimpiadës Matematike të Kosovës

maths

Të shtunën më 19 mars në sallën e universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë  është mbajtur një ceremoni  në të cilën është  bërë shpallja e nxënësve më të suksesshëm në Olipiadën e tetë të  Matematikës në Kosovë. Fjalën e rastit e mbajti kryetari i Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës Prof.Dr. Qamil Haxhibeqiri i cili në mes tjerash i falënderoi dhe i uroi të gjithë nxënësit pjesëmarrës  për suksesin e treguar në këtë olimpiadë. Në këtë ceremoni të OMK 2016-të, nxënësit që dolën në vendin e I-rë, të II-të dhe të III-të, janë shpërblyer me medalje, mirënjohje dhe me 200, 150 dhe 100 Euro.

Si në vitet e kaluara  ashtu edhe në këtë vit  nuk mungoi suksesi i nxënësve tanë.

Nxënësit tanë që kanë treguar sukses janë:

  • Kl. 10-të:
    • Vendi i tretë– Altina Spanca
  • Kl.11-të:
    • Vendi i parë – Ardita Berisha
    • Vendi i tretë  – Rijad Januzi
  • Kl.12-të:
    • Vendi i parë –  Arbër Avdullahu
    • Vendi i  dytë  – Doruntina Sylejmani

Testi për zgjedhjen e ekipit të Matematikanëve të Kosovës, do të mbahet më 2 Prill 2016. Ky ekip do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës, e cila  do të mbahet  në korrik të këtij viti në Hong Kong.

Shpresojmë se nxënësit tanë të jenë pjesë   e ekipit që do ta përfaqësojë Kosovën.

photos