Vizita në ambasadën Norvegjeze

norwaj

Të martën më 1 mars, Drejtori i përgjithshëm i Institucioneve Arsimore “Gulistan” z. Mustafa Erdem, drejtori i Kolegjit “Mehmet Akif” në Lipjan z. Hakan Çolaker dhe nxënësit Jeton Behluli fituesi i medaljes së artë në olimpiadën shkencore “ISPrO” në Indonezi, Rrona Dushi fituese e medaljeve të bronzta në olimpiadat shkencore” I-SWEEEP” dhe “Genius” në Amerikë, Festa Shabani fituese e medaljës së artë në olimpiaden shkencore “Macpro,” dhe Doruntina Sylejmani fituese e vendit të katërt në olimpiadën ndërkombëtare të Matematikës në Tajlandë vizituan Ambasadën Norvegjeze respektivisht Ambasadorin z. Jan Braathu në Prishtinë.

Drejtori i pergjithshëm z. Erdem e informoi Ambasadorin lidhur me sistemin e funksionimit të shkollave, tona, për rëndësinë e arsimimit të gjeneratave të reja dhe për sfidat me të cilat do të ballafaqohemi në rast se nuk e kemi arsimin cilësor. Poashtu theksoi se kolegjet “Mehmet Akif” në Kosovë po mundohen në këtë drejtim dhe këtë më së miri e dëshmojnë sukseset dhe medaljet e fituara në gara të ndryshme ndërkombëtare.

Ndërsa z. Ambasadori theksoi se gjatë vizitës së realizuar në vitin e kaluar është njoftuar për së afërmi me sistemin e funksionimit te kolegjeve “Mehmet Akif”. Kushtet dhe sistemi i edukimit në kolegjet “Mehmet Akif” janë në një nivel me kolegjet europiane. Ambasadori poashtu gjatë bësedës me nxënës u shpreh se edukimi është baza e ndërtimit të një shteti dhe për të arritur këtë edukim ju nevojitën kushtet dhe ju këto kushte i keni në shkollën tuaj.

Pastaj nxënësit tanë e informuan z. Ambasador lidhur projektet me të cilat kanë marrë pjesë në garat ndërkombëtare, për përvojat, e fituara në këto gara dhe për planifikimet lidhur me ardhmën e tyre.

photos