Vizita në MASHT

ArsimBajrami

Përfaqësuesit e Institucioneve Arsimore “Gulistan” vizituan ministrin e Arsimit, Shkences dhe Teknologjisë
Me datën 16 mars në një vizitë zyrtare drejtori i përgjithshëm i Institucioneve Arsimore “Gulistan” Mustafa Erdem dhe zv. drejtori Yusuf Karabina vizituan ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjise z. Arsim Bajramin.
Drejtori e njoftoi ministrin për sistemin arsimor të kolegjit “Mehmet Akif”, për garat që zhvillohen në kuadër të kolegjit siç janë garat në kimi, ne gjuhën angleze dhe olimpiadën e matematikës.
Gjithashtu e njoftoi ministrin për suksesin e nxënësve në garat që zhvillohen me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar.
Ministri e falenderoi për vizitën dhe njëkohësisht për bashkëpunimin, ku edhe potencoi se është i njoftuar në lidhje me sistemin arsimor që zhvillohet në kuadër të kolegjit “Mehmet Akif”, posaqërisht suksesin e arritur në provimin e maturës. Poashtu theksoi se pjesëmarrja e nxënësve tanë në garat ndërkombëtare është me rëndësi të madhe sepse ata e përfaqësojnë Kosovën.
Ministri u dakordua që në një kohë të shkurtër do ti bëjë një vizitë Kolegjit “Mehmet Akif”.

photos