Monthly Archives: April 2016

Rezultatet e Provimit Pranues 2016

Të dashur nxënës, rezultatin e Provimit për Bursë të klasëve të 5-ta, 8-ta dhe të 9-ta mund ta gjeni në adresën: Klikoni këtu

Nxënësit të cilët kanë fituar bursë duhet të regjistrohen më së largu deri më 21 Maj 2016
Nxënësit emrat e të cilëve janë shënuar në listë kanë fituar të drejtën e regjistrimit në shkollën tonë.
Aplikimi për regjistrim duhet të bëhet sa më parë, meqenëse numri i nxënësve që do të pranohen është i kufizuar.

Ju falënderojmë për interesimin që keni treguar.

Vizita e Ambasadorit Norvegjez në ISP

Ambasadori Norvegjez z. Jan Braathu të enjten vizitoi shkollën “INTERNATIONAL SCHOOL OF PRISHTINA (ISP) me ç’rast zhvilloi një bashkëbisedim me nxënësit e kolegjit ISP.

z. Ambasador theksoi se vitin e kaluar ishte në vizitë dhe është njoftuar për së afërmi me sistemin e funkcionimit te kolegjeve Mehmet Akif, tha se kushtet dhe sistemi i edukimit në kolegjet Mehmet Akif janë në nivelin me kolegjet europiane. Ambasadori më tej ju tregoi nxënësve informacione rreth punës së tij dhe foli shkurtimisht për karrierën personale. Poashtu Ambasadori dha disa shembuj lidhur me zhvillimin ekonomik të Norvegjisë. Gjatë bësedës me nxënës u shpreh se edukimi, puna dhe respketimi i ligjit janë baza e ndërtimit dhe zhvillimit të një shteti.Duke ju përgjigjur pyetjes së një nxënësi se cfarë mendim kishte për Kosovën Ambasadori tha se i pëlqente shumë ushqimi tradicional dhe se kishte gjetur një mikpritje në këtë shtet,

Pas bashkëbisedimit Ambasadori më mësuesit vizitoi dhe disa ambiente të shkollës ISP duke ngelur i kënaqur nga cilësia dhe kushtet e mira.

Më tej vizita vazhdoi me nje drekë me drejtorinë e shkollës. Ambasadori asnjëhere nuk harroi të falenderohet për mikpritjen e shkollës.

photos

Java e Gjeografisë

Në kuadër të organizimeve nga lënda e Gjeografisë u mbajt edhe java e Gjeografisë. Gjatë kësaj jave u mbajtën aktivitete të ndryshme në nivel klase dhe në nivel shkolle. Në nivel shkolle vlen të përmenden garat e diturisë në Gjeografi, ku në fillim u testuan nxënësit brenda gjeneratës, nga dolën fitues për klasat e 10-ta klasa 10E, për klasat e 11-ta klasa 11E, klasat e 12 ishte 12A. Mirëpo për shkak të rezultatit të ngushtë në pikë, në finale u përfshinë edhe vendet e dyta për të gjitha gjeneratat, 10B, 11C, 12C  dhe si rezultat në finale patëm një vend të parë, 3 vende të dyta me pikë barazim dhe një vend i tretë.

Në rrethin final të garës renditja e më të mirëve në lëndën e Gjeografisë është kjo;

  1. 12C (Yllka Smani, Art Zajmi, Edin Rrahmani)
  2. 10E (Arti Zabergja, Erza Ajeti, Sihana Metrana)
    10B  (Edlira Miftari, Erblin Jashari, Dardan Gërguri)
    11E  (Orges Osmani, Albina Hajdari, Rinor Hajrizi)
  3. 11C (Diellza Suqliqi, Egzon Hasani, Ekrem Islami)

photos

Nxënësit e Kolegjit “Mehmet Akif” përfaqësojnë Kosovën në Hong Kong!

Përfundoi Olimpiada e tetë e Matematikës e cila u organizua me punën vullnetare të “Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës”. Garuesit ishin nxënës të klasëve të 9-ta, të 10-ta, të 11-ta dhe të 12-ta.

Testi për zgjedhjen e ekipit të Matematikanëve të Kosovës, u mbajt në fillim të muajit prill të këtij viti. Në ekipin përfaqësues të Kosovës edhe këtë vit nuk mungojnë nxënësit e Kolegjit “Mehmet Akif”. Arbër Avdullahu në vendin e parë, Doruntina Sylejmani në vendin e dytë dhe Ardita Berisha në vendin e pestë

Nxënësve tanë si dhe ekipit garues të Kosovës i urojmë sukses në këtë garë sfiduese dhe prestigjioze e cila do të mbahet në korrik të këtij viti në Hong Kong!

Provimi për Bursë 2016

Vendi i provimeve:

  • Prishtinë: International School of Prishtina, Lagjja “Marigona”
  • Prizren: Kolegji “Mehmet Akif”, Korishë, Prizren
  • Gjakovë: Kolegji “Mehmet Akif”, ish TMK-ja, Gjakovë
  • Lipjan: Kolegji “Mehmet Akif”, Banullë, Lipjan
  • Mitrovicë: Sh.F . “Anton Zako Çajupi”, Rr. Brigada 142
  • Malishevë: SH.M.P . “Qendra e Kompetencës” – Qendër
  • Vushtrri: SHMU –te Policia, Vushtri
  • Gjilan: Sh.F. “Thimi Mitko”, Rr. Skënderbeu,
  • Ferizaj: Shkolla “Gjon Serreqi”, Ferizaj
  • Pejë: Sh.F. “Lidhja e Prizrenit”

Apliko tani!

Bursa për shkollim