Java e Gjeografisë

geo

Në kuadër të organizimeve nga lënda e Gjeografisë u mbajt edhe java e Gjeografisë. Gjatë kësaj jave u mbajtën aktivitete të ndryshme në nivel klase dhe në nivel shkolle. Në nivel shkolle vlen të përmenden garat e diturisë në Gjeografi, ku në fillim u testuan nxënësit brenda gjeneratës, nga dolën fitues për klasat e 10-ta klasa 10E, për klasat e 11-ta klasa 11E, klasat e 12 ishte 12A. Mirëpo për shkak të rezultatit të ngushtë në pikë, në finale u përfshinë edhe vendet e dyta për të gjitha gjeneratat, 10B, 11C, 12C  dhe si rezultat në finale patëm një vend të parë, 3 vende të dyta me pikë barazim dhe një vend i tretë.

Në rrethin final të garës renditja e më të mirëve në lëndën e Gjeografisë është kjo;

  1. 12C (Yllka Smani, Art Zajmi, Edin Rrahmani)
  2. 10E (Arti Zabergja, Erza Ajeti, Sihana Metrana)
    10B  (Edlira Miftari, Erblin Jashari, Dardan Gërguri)
    11E  (Orges Osmani, Albina Hajdari, Rinor Hajrizi)
  3. 11C (Diellza Suqliqi, Egzon Hasani, Ekrem Islami)

photos