Nxënësit e Kolegjit “Mehmet Akif” përfaqësojnë Kosovën në Hong Kong!

maths

Përfundoi Olimpiada e tetë e Matematikës e cila u organizua me punën vullnetare të “Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës”. Garuesit ishin nxënës të klasëve të 9-ta, të 10-ta, të 11-ta dhe të 12-ta.

Testi për zgjedhjen e ekipit të Matematikanëve të Kosovës, u mbajt në fillim të muajit prill të këtij viti. Në ekipin përfaqësues të Kosovës edhe këtë vit nuk mungojnë nxënësit e Kolegjit “Mehmet Akif”. Arbër Avdullahu në vendin e parë, Doruntina Sylejmani në vendin e dytë dhe Ardita Berisha në vendin e pestë

Nxënësve tanë si dhe ekipit garues të Kosovës i urojmë sukses në këtë garë sfiduese dhe prestigjioze e cila do të mbahet në korrik të këtij viti në Hong Kong!