Vizita e Ambasadorit Norvegjez në ISP

norway

Ambasadori Norvegjez z. Jan Braathu të enjten vizitoi shkollën “INTERNATIONAL SCHOOL OF PRISHTINA (ISP) me ç’rast zhvilloi një bashkëbisedim me nxënësit e kolegjit ISP.

z. Ambasador theksoi se vitin e kaluar ishte në vizitë dhe është njoftuar për së afërmi me sistemin e funkcionimit te kolegjeve Mehmet Akif, tha se kushtet dhe sistemi i edukimit në kolegjet Mehmet Akif janë në nivelin me kolegjet europiane. Ambasadori më tej ju tregoi nxënësve informacione rreth punës së tij dhe foli shkurtimisht për karrierën personale. Poashtu Ambasadori dha disa shembuj lidhur me zhvillimin ekonomik të Norvegjisë. Gjatë bësedës me nxënës u shpreh se edukimi, puna dhe respketimi i ligjit janë baza e ndërtimit dhe zhvillimit të një shteti.Duke ju përgjigjur pyetjes së një nxënësi se cfarë mendim kishte për Kosovën Ambasadori tha se i pëlqente shumë ushqimi tradicional dhe se kishte gjetur një mikpritje në këtë shtet,

Pas bashkëbisedimit Ambasadori më mësuesit vizitoi dhe disa ambiente të shkollës ISP duke ngelur i kënaqur nga cilësia dhe kushtet e mira.

Më tej vizita vazhdoi me nje drekë me drejtorinë e shkollës. Ambasadori asnjëhere nuk harroi të falenderohet për mikpritjen e shkollës.

photos