Monthly Archives: May 2016

Nxënëset e Kolegjit Mehmet Akif, fitues të Medaljeve vizituan Kryetarin e Kuvendit z.Kadri Veseli

Të premten më  27 maj,  Drejtori i përgjithshëm i Institucionit Arsimor “Gulistan” z. Mustafa Erdem, drejtori i Kolegjit “Mehmet Akif” në Lipjan z. Hakan Çolaker dhe nxënësit Esra Hyseini dhe Besarta Vërbovci fitueset e medaljes së artë dhe Fleta Kerkezi fituese e medaljes se bronztë në olimpiadën shkencore “Golden Climate” në Kenia, Lirik Qerimi, Atis Shala fituesit e medaljës  së argjend në olimpiadat shkencore “Infomatrix” në Kazakistan, Rinor Hajrizi dhe Orges Osmani  fituesit e medaljës së bronztë në olimpiaden shkencore “I-Sweeep” në Amerikë dhe Doruntina Sylejmani e cila merr pjesë në ekipin e Matematikanëve të Kosovës që do ta  përfaqësojë Kosovën në Hong Kong, vizituan Kryetarin e Kuvendit të Kosovës , z. Kadri Veseli.

Drejtori i pergjithshëm z. Erdem fillimisht e falënderoi Kryetarin Veseli për këtë mundësi të vizitës e cila është një motivim dhe mbështetje e madhe për nxënësit tanë si dhe e  informoi Kryetarin  e Kuvendit lidhur me pjesëmarrjen e nxënësve nepër gara të ndryshme ndërkombëtare dhe për suksesin e tyre të cilën nuk kishin pasur mundësi të arrijnë pa mbështetjen e institucioneve të Kosovës. Poashtu theksoi se Kolegjet “Mehmet Akif” në Kosovë kanë kontribuar dhe do të kontribuojnë  në fushën e arsimit me një cilësi të lartë që  të valëvitet flamuri i Kosovës edhe  në arenen ndërkombëtare.

Ndërsa z. Kadri Veseli  theksoi se janë të kënaqur me punën që bëhet ne kolegjet “Mehmet Akif”. Pjesëmarrja dhe suksesi i nxënësve edhe  në garat jashtë vendit është një përfaqësim i mirë i Kosovës në arenën ndërkombëtare. Kryetari Veseli zhvilloi një bisedë të shkurtër edhe me nxënësit e pranishëm në vizitë të cilët e informuan Kryetarin  lidhur projektet me të cilat kanë marrë pjesë në garat ndërkombëtare, për përvojat, e fituara në këto gara dhe për planifikimet lidhur me të ardhmën e tyre. Z.Veseli i përgëzoi dhe uroj vazhdimësinë e këytre sukseseve.

photos

Rezultatet e Provimit Pranues 2016 – Preshevë

# Nxënës Bursë
1 ENGJELL AHMEDI 50
2 FIONA AMEDI 25
3 EDONA AJETI 25
4 LEONIT SHABANI 25
5 ANDA KADRIU 25
6 SAMIR MALIQI
7 BESARTA YMERI
8 AIDA BISLIMI
9 FJOLLA ISMAILI
10 MARIGONA SELIMI
11 LUTFI HASANI
12 LIRIM SAQIPI
13 ARBI MEHMETI
14 LEDEJNA SALIHU
15 ARBENITA SULEJMANI
16 FLAMUR SELIMI
17 ARBNOR KURTISHI
18 ARTA REXHEPI
19 BLERINA BERISHA
20 SUMEJA ISENI
21 NEHAT AHMEDI
22 RINA MIFTARI
23 TUBA MUSTAFA
24 AZEM ALIU
25 LUTFIE VELIU
26 GEZIM ABAZI
27 LEART BERISHA

Testi i maturës

Pjesa e parë: 04.06.2016 (gjuhë shqipe, gjuhë angleze dhe matematikë)
Pjesa e dztë: 18.06.2016  (matematikë, fizikë, biologji dhe informatikë)

Testi fillon: 10h (duhet të jeni në skollë në orën 8 e 30 min)

Duhet të keni me vete: Letërnjoftimin, laps HB dhe gomë

Exam Week Schedule

May 25, 2016 – Physics Make-up
May 31, 2016 – Make-ups
June 1, 2016 – Teachers Meeting

Vizita e Ambasadorit të Hungarisë z. Laszlo Markusz në kolegjin Mehmet Akif

Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz të martën vizitoi Kolegjin ”Mehmet Akif” me ç’rast zhvilloi një bashkëbisedim me nxënësit e kolegjit të cilët e pyetën ambasadorin për edukimin në Hungari, për zhvillimin ekonomik dhe integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.
Para bashkëbisedimit Ambasadori vizitoi disa laboratorë të ndryshëm si të Kimisë, Fizikës dhe Matematikës dhe mori një përshtypje të mirë nga nxënësit të cilët i treguan eksperimentet e tyre shkencore. Ambasadori Markusz përshëndeti nxënësit të cilët shumë prej tyre kishin marrë medalje të arta në olimpiadat shkencore ndërkombëtare.

Gjatë bësedës me nxënës i shoqëruar në tryezë edhe nga Drejtori i Përgjithshëm të shkollave Mehmet Akif Ambasadori u shpreh se edukimi është baza e ndërtimit dhe zhvillimit të një shteti.

Më tej vizita vazhdoi me nje drekë me drejtorinë e shkollës.

photos