Kolegji “Mehmet Akif” e Valëvit Flamurin e Kosovës në Amerikë, Kenia dhe Kazakistan

madalya

Nxënësit e Kolegjit “Mehmet Akif” vazhdojnë që ta përfaqësojnë Kosovën në shumë olimpiada ndërkombëtare në fusha të ndryshme të shkencave. Suksesi i nxënësve tanë në pjesën e pare të këtij viti ia solli vendit tone këto medalje:

Kenia – Medalje Ari
Nxënësit e Kolegjit “Mehmet Akif”, Esra Hyseini, Besarta Vërbovci dhe Fleta Kërkezi së bashku me mësimdhënësen e tyre Yasemin Karabina e fituan medaljen e arit në Olimpiadën shkencore “Golden Climate” të organizuar në Kenia.

Kazakistan – Medalje Argjendi
Nxënësit e Kolegjit “Mehmet Akif”, Lirik Qerimi dhe Atis Shala morën pjesë në Konkursin ndërkombëtar “InfoMatrix” i organizuar në Kazakistan. Nxënësit e shoqëruar me Prof. Yusuf Topal fituan medalje të argjendtë.

Amerikë – Medalje Bronzi
Në Olimpiadën shkencore “I-SWEEEP “ të mbajtur në fund të muajit prill në Houston, morën pjesë 40 shtete me 3200 nxënës. Kolegji “Mehmet Akif” u përfaqësua me nxënësit Rinor Hajrizi dhe Orges Osmani, të cilët u vlerësuan me medalje të bronztë. Gjatë udhëtimit për këtë sukses nxënësit ishin të shoqëruar me Prof. Ahmet Koçyigit.

Kolegj jonë i përgëzon këta nxënës të suksesshëm, prindërit dhe mësimdhënësit e tyre. Çdoherë do të jemi të gatshëm dhe nuk do të lodhemi asnjëherë që ta përfaqësojmë Kosovën në arenën ndërkombëtare.