Nxënëset e Kolegjit Mehmet Akif, fitues të Medaljeve vizituan Kryetarin e Kuvendit z.Kadri Veseli

KadriVeseli

Të premten më  27 maj,  Drejtori i përgjithshëm i Institucionit Arsimor “Gulistan” z. Mustafa Erdem, drejtori i Kolegjit “Mehmet Akif” në Lipjan z. Hakan Çolaker dhe nxënësit Esra Hyseini dhe Besarta Vërbovci fitueset e medaljes së artë dhe Fleta Kerkezi fituese e medaljes se bronztë në olimpiadën shkencore “Golden Climate” në Kenia, Lirik Qerimi, Atis Shala fituesit e medaljës  së argjend në olimpiadat shkencore “Infomatrix” në Kazakistan, Rinor Hajrizi dhe Orges Osmani  fituesit e medaljës së bronztë në olimpiaden shkencore “I-Sweeep” në Amerikë dhe Doruntina Sylejmani e cila merr pjesë në ekipin e Matematikanëve të Kosovës që do ta  përfaqësojë Kosovën në Hong Kong, vizituan Kryetarin e Kuvendit të Kosovës , z. Kadri Veseli.

Drejtori i pergjithshëm z. Erdem fillimisht e falënderoi Kryetarin Veseli për këtë mundësi të vizitës e cila është një motivim dhe mbështetje e madhe për nxënësit tanë si dhe e  informoi Kryetarin  e Kuvendit lidhur me pjesëmarrjen e nxënësve nepër gara të ndryshme ndërkombëtare dhe për suksesin e tyre të cilën nuk kishin pasur mundësi të arrijnë pa mbështetjen e institucioneve të Kosovës. Poashtu theksoi se Kolegjet “Mehmet Akif” në Kosovë kanë kontribuar dhe do të kontribuojnë  në fushën e arsimit me një cilësi të lartë që  të valëvitet flamuri i Kosovës edhe  në arenen ndërkombëtare.

Ndërsa z. Kadri Veseli  theksoi se janë të kënaqur me punën që bëhet ne kolegjet “Mehmet Akif”. Pjesëmarrja dhe suksesi i nxënësve edhe  në garat jashtë vendit është një përfaqësim i mirë i Kosovës në arenën ndërkombëtare. Kryetari Veseli zhvilloi një bisedë të shkurtër edhe me nxënësit e pranishëm në vizitë të cilët e informuan Kryetarin  lidhur projektet me të cilat kanë marrë pjesë në garat ndërkombëtare, për përvojat, e fituara në këto gara dhe për planifikimet lidhur me të ardhmën e tyre. Z.Veseli i përgëzoi dhe uroj vazhdimësinë e këytre sukseseve.

photos