Vizita e Ambasadorit të Hungarisë z. Laszlo Markusz në kolegjin Mehmet Akif

LaszloMarkusz

Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz të martën vizitoi Kolegjin ”Mehmet Akif” me ç’rast zhvilloi një bashkëbisedim me nxënësit e kolegjit të cilët e pyetën ambasadorin për edukimin në Hungari, për zhvillimin ekonomik dhe integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.
Para bashkëbisedimit Ambasadori vizitoi disa laboratorë të ndryshëm si të Kimisë, Fizikës dhe Matematikës dhe mori një përshtypje të mirë nga nxënësit të cilët i treguan eksperimentet e tyre shkencore. Ambasadori Markusz përshëndeti nxënësit të cilët shumë prej tyre kishin marrë medalje të arta në olimpiadat shkencore ndërkombëtare.

Gjatë bësedës me nxënës i shoqëruar në tryezë edhe nga Drejtori i Përgjithshëm të shkollave Mehmet Akif Ambasadori u shpreh se edukimi është baza e ndërtimit dhe zhvillimit të një shteti.

Më tej vizita vazhdoi me nje drekë me drejtorinë e shkollës.

photos