Monthly Archives: June 2016

Konkurs për vende të lira pune

Me rastin e zgjerimit të kuadrit të mësimdhënësve për vitin shkollor 2016/2017 Kolegjet “Mehmet Akif” dhe “International School of Prishtina-ISP” shpallin Konkurs për vende të lira pune

Kolegji “Mehmet Akif” në Lipjan
– Një mësimdhënës të fizikës (mësimi zhvillohet në gjuhën angleze)
– Një mësimdhënës për lëndën Teknologji Informatikë (mësimi zhvillohet në gjuhën angleze)

Kolegji “Mehmet Akif” në Prizren
– Një mësimdhënës të fizikës (mësimi zhvillohet në gjuhën angleze)

Kolegji “Mehmet Akif” në Gjakovë
– Një mësimdhënës për Gjuhë angleze
– Një mësimdhënës të Biologjisë (mësimi zhvillohet në gjuhën angleze)

“International School of Prishtina” – “Marigona” Residence
– Një mësimdhënës të Gjeografisë (mësimi zhvillohet në gjuhën angleze)

Shënim:
CV- të mund t’i dërgoni në adresën: info@gulistankosova.com
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të thirren në intervistë.
Konkursi do të jetë i hapur deri më 15 korrik 2016

NUK U PRISH TRADITA!

NXËNËSIT E KOLEGJIT “MEHMET AKIF” EDHE KËSAJ HERE U KTHYEN ME MEDALJE ARI DHE ARGJENDI NGA SHBA

Në olimpiadën “GENIUS”, që është mbajtur më 13-16.06.2016 në Oswego të SHBA-së, ishin edhe nxënësit e Kolegjit “Mehmet Akif” aty ku të rinjtë nga mbarë bota kanë prezantuar projektet e tyre nga fusha të ndryshme të zbulimeve teknike. Në këtë garë janë pesë kategori me fokus në çështjen e ambientit, kategoria e shkencës, e artit, e shkrimit kreativ, e inxhinierisë dhe e dizajnit e biznesit. Nga 1171 projekte që kanë aplikuar nga mbarë bota janë pranuar 401 projekte.
Nxënësit tanë kanë marrë pjesë në Science category dhe Business category

Në Science category Leonita Sadiku dhe Errita Bokshi (MAC Gjakova) kanë konkurruar me një projekt për prodhimin alternativ të energjisë elektrike, projekt ky që në konkurrencën e gjithsej 401 projekteve nga mbarë bota, është nderuar me medaljen e artë.
Në mesin e nxënësve që kanë garuar dhe që janë shpërblyer me Honorable Mention në këtë kategori kanë qenë edhe Arbnore Aliu dhe Rina Gashi (MAC Lipjan), Fiona Hajredini dhe Kaltrina Merovci (MAC Lipjan), Lekë Hapçiu dhe Florian Shllaku (MAC Lipjan) dhe Art Vula dhe Rita Qela (MAC Gjakova)
Ndërsa në Business category Zeynep Yilmaz (MAC Lipjan) ka fituar medalje argjendi.

Puna e palodhshme e nxënësve dhe mësimdhënësve tanë e mbështetur nga prindërit edhe kësaj here është kurorëzuar me sukses.

Urime!

photos

Nxënësit Tanë në një Vizitë te Presidenti Thaçi

Një gurup nxënësish i Kolegjit “Mehmet Akif” së bashku me drejtorin dhe mësimdhënësit e tyre realizuan një vizitë të shkurtër te Presidenti Thaçi.
Drejtorii i kolegjit fillimisht e përgëzoi dhe i uroi suksese për dytyren e re Presidentit Thaçi, pastaj njoftoi rreth sukseseve të arritura të nxënësve tanë në gara të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare. Presidenti uroi vazhdimin e sukseseve dhe shprehi përkrahjen e tyre për mbështetjen dhe motivimin e nxënësve.
Në një atmosferë të ngrohtë ku mbizotëronin emocionet e nxënësve Presidenti Thaçi zhvilloi një bisedë relaksuese me nxënës duke i pyetur për pasionet dhe planet e tyre për të ardhmen.
Në fund të takimit Presidenti plotësoi edhe dëshirën e nxënësve duke bërë fotografi me ta në shenje kujtimi të kësaj vizite.

photos

Fituesit e Garave Ndërkombëtare Vizituan Kryetarin e Vushtrrisë

Nxënësit e Kolegjit “Mehmet Akif”, në Lipjan, fitues të garave ndërkombëtare të cilat janë organizuar ditëve të fundit në shtetin e Kenisë, Kazakistanit dhe në Houston të Amerikës , së bashku me përfaqësuesit e Kolegjit vizituan Kryetarin e komunës së Vushtrrisë, z.Bajram Mulaku

Në këtë rast, kryetari Mulaku, i ka uruar nxënësit e Kolegjit “Mehmet Akif”, në Lipjan për suksesin e arritur, duke shpresuar që mos të ndalen me kaq dhe të sjellin fitore të tjera, ai në të njejtën kohë ka thënë se çdo sukses i nxënësve tonë është rezultat i shoqërisë tonë në përgjithsi.

photos

NJOFTIM

I njoftojmë të gjithë maturantët se, provimi i maturës do të mbahet me 4 qershor (e shtunë).
Nxënësit duhet të jenë prezent në shkollë në ora 08:30 dhe ta marrin ID-in dhe nje laps.