Doruntina Sylejmani nga Kolegji Mehmet Akfi fiton medalje shkencore në Hong-Kong

hongkong16

Kosovarja Doruntina Sylejmani ka ngritur flamurin e Kosovën në shtetin e largët të Hong-Kong’ut duke fituar medalje të bronztë në shkencën e matematikës.

Nxënsja e Kolegjit Mehmet Akif Doruntina së bashku me 5 nxënës nga Kosova kanë marrë pjesë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës që u zhvillua në Hong Kong. Në këtë olimpiadë ndërkombëtare të vështirë morën pjesë shumë nxënës nga qindra shtete të ndryshme por vajza nga Gjilani arriti të mposhtë shumë nga ta duke fituar medaljen e bronztë.

Vlen të theksojmë që kjo është medalja e parë në llojin e saj që fitohet nga Kosova.

Me këtë medalje tregohen edhe njëherë vlerat e të rinjëve nga Kosova duke dhënë një sinjal të qartë për të ardhmen e vendit. Edhe mësuesit e Kolegjit Mehmet Akif që i qëndruan pranë edhe në Hong-Kong u shprehën të kënaqur për arritjet e nxënses së tyre. Kjo medalje ju dha një arsye më shumë që të punojnë më tepër për të fituar edhe shumë medalje të tjera në fushën e shkencës.