Nxënësit Kosovarë pjesmarrës në Hong-Kong priten me gëzim në Kosovë

doruntina

Kryetari i Shoqatës së Matematikës Qamil Haxhibeqiri prit sot në ambientet e fakultetit të shkencave natyrore nxënësit kosovarë që morën pjesë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës që u zhvillua në Hong-Kong.

Gjatë pritjes që ju beri nxënsëve Haxhibeqiri duke i falenderuar për pjesmarrjen e denjë në fjalën e tij tha “Sukseset tuaja janë shkak për tu mburrur edhe ne të tjerët. Ndonse kjo ka qenë suksesi i juaj dhe i profesorëve tuaj. Të gjithë kanë kontribuar. Gjithsesi i pakursyeshëm është edhe kontributi i Kolegjit Mehmet Akif, sidomos në fazën e parë që mbajti Olimpiadën kosovare për të 4’tin vit radhazi. Kështu që edhe njëhere ju falenderoj dhe uroj të kemi bashkëpunim në të ardhmen.”

Kryetari i Shoqatës nuk u kursye ne falenderim edhe me mësuesin e Kolegjit Mehmet Akif i cili ndihmoi nxënsen Doruntina Sylejmani në fitoren e medaljes së Bronzë në Hong-Kong. Vlen të theksojmë që kjo është medalja e parë në llojin e saj që fitohet nga Kosova.

Duke falenderuar Kryetarin Haxhibeqiri vajza nga Gjilani Doruntina ndau me të pranishmit emocionet që pati gjatë olimpiadës në Hong-Kong. ” Përvoja e atjeshme është e papërshkrueshme sepse njoftohesh me matematicientë nga shumë vende. Gjithashtu njeh kultura, njerëz të tjerë. Kemi punuar shumë që të arrijme atje të gjithë bashkë. Olimpiada Botërore e Matematikës me la përjetime të veçanta” tha nxënësja e Kolegjit Mehmet Akif Doruntina Sylejmani.

Me këtë medalje tregohen edhe njëherë vlerat e të rinjëve nga Kosova duke dhënë një sinjal të qartë për të ardhmen e vendit.