Monthly Archives: October 2016

“Secili prej nesh ka një talent, por disa e mbajnë të fshehur”

Javën e kaluar, në shkollën tonë u organizua një program kulturorë-artistik me gjeneratën më të re të shkollës sonë, me nxënësit e klasave të 10-ta. Si shenjë mirë se ardhje dhe angazhimi për të gjithë këta nxënës ky program u shfaq para një audience të gjerë; prindër, familjar miq e dashamir. Në këtë program u prezantuan disa pika artistike si poezi, këngë, valle, instrumentale etj. Talenti dhe përkushtimi i nxënësve për të realizuar këtë program ishte në nivele mjaftë të larta që rezultoi edhe me një paraqitje dinjitoze të tyre. Prezenca e madh e prindërve ishte respekt, vlerësim dhe motivim për këta të rinjë që sapo kanë hapur një kapitull të ri në jetën tyre. Mundësia e nxënësve për të prezantuar talentin në fusha të ndryshme nënkupton përkrahje dhe motivim, realizimi i dëshirës së tyre është vet suksesi për ne!

photos

Kampionati i katërt i Kosovës në Biathlon

Kolegji “Mehmet Akif” merr pjesë në kampionatin e katërt në Biathlon të organizuar nga Federata e Pentathlonit modern e Kosovës. Garat u organizuan në shkollen fillore dhe e
mesme”Zenit”-Prishtinë. Nxënësit tonë e perfaqësuan denjësishtë Kolegjin “Mehmet Akif”.

more photos

Senatori Amerikan i Shtetit Hawai për Vizitë në ISP

Të mërkurën më 19 tetor 2016 ISP-ja priti Senatorin e shtetit Hawai, Drejtues i shumicës dhe Drejtor i Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, z.Jamie-Boyd Kalani English.
Senatori u prit nga përfaqësuesit e QEA ”Gulistan” dhe drejtori i shkollës ISP, të cilët e informuan rreth historikut, misionit, arritjet në përgjithësi si dhe kushtet që jua ofrojnë nxënësve për të fituar njohuri në këtë vatër të diturisë. Drejtori, gjithashtu e informoi edhe për sukseset dhe medaljet e fituara nga nxënësit e shkollave tona në gara të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.
Gjatë këtij takimi Senatori pati mundësinë që më për së afërmi ta shoh objektin e shkollës dhe sallën e sportit si dhe t’i takojë dhe të bisedojë me nxënës dhe stafin mësimdhënës. Senatori u nda i kënaqur me nivelin e gjuhës angleze të nxënësve si dhe me kushtet që ju ofrohen atyre për mësim.

more photos

MAC TALENT

Fillon gara për zbulimin dhe zgjedhjen e talentit më të mirë në MAC dhe ISP.
Nxënësit tanë të talentuar mund të aplikojnë me incizimet e tyre përmes web faqes MAC Talent Application Form
Data e fundit për aplikim është 18 nëntor 2016
21-25 nëntor do të bëhet përzgjedhja e finalistve në nivel të shkollave.
Finalistet më 30 nëntor, në orën 13:00 do të marrin pjesë në programin final që do të mbahet në MAC Lipjan, me një përformansë të drejtpërdrejt (3 min.) para jurisë dhe publikut.
Vlerësimi do të bëhet 50% nga juria dhe 50 % nga votimet online.

Shpërblimet:
Vendi      Shpërblimi
1                100 €
2                 75 €
3                 50€
4                 25€
5                 25€
mactalentposterweb

Best Bubble Competition 2016

Criteria

  1. Make the biggest bubble
  2. Make the most artistic bubble

Who Can Apply?

  • 2 Students from any class as a group
  • Two handles
  • A “loop” of material
  • A dipping container
  • Bubble juice
    • 2 1/2 cups of water
    • 1/2 cup of corn syrup or glycerin
    • 1/2 cup of dish-washing liquid

For Registration: Contact Your Physics Teacher until October 13,2016

Awards

  • 1st place: Certificate + Gold Medal + 100 Quiz Mark
  • 2nd place: Certificate + Silver Medal + 100 Quiz Mark
  • 3rd place: Certificate + Bronze Medal + 100 Quiz Mark
  • All other students: +20 Quiz mark

COMPETITION DATE: October 21, 2016 Friday

photos from last year’s competition