“Secili prej nesh ka një talent, por disa e mbajnë të fshehur”

prg

Javën e kaluar, në shkollën tonë u organizua një program kulturorë-artistik me gjeneratën më të re të shkollës sonë, me nxënësit e klasave të 10-ta. Si shenjë mirë se ardhje dhe angazhimi për të gjithë këta nxënës ky program u shfaq para një audience të gjerë; prindër, familjar miq e dashamir. Në këtë program u prezantuan disa pika artistike si poezi, këngë, valle, instrumentale etj. Talenti dhe përkushtimi i nxënësve për të realizuar këtë program ishte në nivele mjaftë të larta që rezultoi edhe me një paraqitje dinjitoze të tyre. Prezenca e madh e prindërve ishte respekt, vlerësim dhe motivim për këta të rinjë që sapo kanë hapur një kapitull të ri në jetën tyre. Mundësia e nxënësve për të prezantuar talentin në fusha të ndryshme nënkupton përkrahje dhe motivim, realizimi i dëshirës së tyre është vet suksesi për ne!

photos