Senatori Amerikan i Shtetit Hawai për Vizitë në ISP

jamie_boyd_kalani_english

Të mërkurën më 19 tetor 2016 ISP-ja priti Senatorin e shtetit Hawai, Drejtues i shumicës dhe Drejtor i Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, z.Jamie-Boyd Kalani English.
Senatori u prit nga përfaqësuesit e QEA ”Gulistan” dhe drejtori i shkollës ISP, të cilët e informuan rreth historikut, misionit, arritjet në përgjithësi si dhe kushtet që jua ofrojnë nxënësve për të fituar njohuri në këtë vatër të diturisë. Drejtori, gjithashtu e informoi edhe për sukseset dhe medaljet e fituara nga nxënësit e shkollave tona në gara të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.
Gjatë këtij takimi Senatori pati mundësinë që më për së afërmi ta shoh objektin e shkollës dhe sallën e sportit si dhe t’i takojë dhe të bisedojë me nxënës dhe stafin mësimdhënës. Senatori u nda i kënaqur me nivelin e gjuhës angleze të nxënësve si dhe me kushtet që ju ofrohen atyre për mësim.

more photos