Aromë Feste në Kolegjin “Mehmet Akif”

28nentor

                   O flamur gjak,o flamur shkabë
                   O vend e vat’ o nën e babë
                   Lagur me lot,djegur me flagë
                   Flamur i kuq,flamur i zi.
Fan S.Noli Himni i Flamurit

Në kuadër të aktiviteteve kulturore  dhe festës së flamurit,në shkollën tonë nga data 21=25 nëntor u shënua JAVA E GJUHËS SHQIPE. Java nisi me prezentimet e temave të ndryshme nga letërsia dhe veprave letrare të parapara me planprogram. Ora e parë me të gjitha klasët e dhjeta filloi me këndimin e HIMNIT KOMBËTAR, përcjellur pastaj me një prezentim për historikun e flamurit,ese të ndryshme,poezi dhe këngë të përgatitura dhe të interpretuara me shumë përkushtim dhe dashuri. Për këtë javë të bukur u angazhuan shumë nxënës kreativ dhe punëtor,bashkë me arsimtaren e gjuhës shqipe Sh.Tiganin.

Mbresa të jashtëzakonshme la videoprojekti për historikun e flamurit, i .përgatitur nga nxënësit:

  • Klea Aliu 10B
  • Jona Ramadani 10F
  • Iris Shala 10C
  • Bleron Hyseni 10D
  • Ermira Shabani 10E

Për ese u shqua:

  • Jonida Kuqi 10B
  • Erëza Jusaj 10B
  • Voltis Jakupi 10D
  • Gentrit Ajvazi 10B
  • Vita Qerimi 10B
  • Petrit Qerimi 10A

Për poezi:

  • Xhemajl Borovci 10C
  • Dea Salihu 10B
  • Blemend Seferi 10A
  • Flamur Fetahu 10B
  • Engjëll Ahmedi 10E
  • Gentiana Zeneli 10D
  • Erza Lalinovci 10D
  • Anisa Fazliu 10A

Ndërsa Natyrë Jerliu 10D, na dha një emocion të forte me një monolog për flamurin.

Kjo javë u përmbyll me këngë e valla në oborrin e shkollës tonë,jo më kot thonë festë që i bashkon të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës. GËZUAR!!!!!!

photos