Përfaqësuesit e QEA ”Gulistan” Vizituan Shefin e Ri të OSBE-së Jan Braathu

osce

Përfaqësuesit e QEA ”Gulistan” kanë vizituar shefin e ri të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu i cili ka filluar punën më 1 tetor 2016.

Fillimisht Kryetari i Këshillit Drejtues të QEA ”Gulistan” ia uroi ish-ambasadorit Norvegjez detyren e re. Gjatë bisedës z. Braathu foli për misionin dhe aktivitetet e OSBE-së që kanë të bëjnë sidomos me sigurinë publike dhe demokratizim. Gjatë këtij takimi u përmendën edhe arritjet e larta në përfaqësimin e Kosovës nga nxënësit tanë në garat e ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe kontributi i dhënë në keto gara te dijes.

Shefi i OSBE së, Jan Braathu i cili ka vizituar shkollat tona derisa ka qenë Ambasador i Norvegjisë, falënderoi përfaqësuesit e QEA ”Gulistan” dhe shtoi se me kënaqësi do të na vizitojë edhe në të ardhmen.