Fillimisht i falënderojmë të gjithë kandidatët pjesëmarrës të të gjitha kategorive të cilët treguan një performancë të lartë me paraqitjet e tyre.
Përzgjedhja e finalistëve në nivel të Kolegjeve “Mehmet Akif” që funksionojnë në Banullë- Lipjan, Prizren dhe Gjakovë si dhe International School of Prishtina –ISP për “MAC TALENT 2016” është bërë nga data 13 tetor deri më 3 dhjetor.
Të shtunën më 3 dhjetor, në sallën e kuqe të Kolegjit”Mehmet Akif” në Prizren u mbajt programi final i MAC-TALENT-it në të cilën morën pjesë 36 kandidat. Performansa e lartë e garuesve u vlerësua nga juria në sallë.
Shpërblimi i këtyre nxënësve dhe i tërë pjesëmarrësve është bërë në të njejtën ditë. Sipas vlerësimit të jurisë në vendet e para u rradhitën:
- Dren Neziri (magic)
- Eda Vllaço (piano) / Albana Kastrati (singing) / Art Hoxha (dancing)
- Mustafa Çolaker & Talha Karabina (beatbox) / Aurora Saraçi (singing)
- Krenare Qatani (drawing)
- Elsa Kastrati & Naz Pacollari (dancing)
Mirëpo kjo garë nuk përfundoi me kaq pasi që kandidatët u vlerësuan edhe me vota online i cili zgjati një javë dhe në tre vendet e para i solli:
- Vendi i parë: Aurora Saraçi me “990 like”
- Vendi i dytë: Rika Zeqiraj me “939 like”
- Vendi i tretë: Lavdie Ahmedi me “447 like”
Shpërblimi për këta fitues do të jepet nga Drejtoritë e shkollave.
Për vlerësimin online janë marrë parasysh votimet deri më datën 12.12.2016, ora: 09:20