“Princeton University” në Amerikë i Hapë Dyert për Nxënësen e Kolegjit “ Mehmet Akif”

Doruntina Sylejmani, e cila ia solli medaljen e parë ndërkombëtare Kosovës në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës në korrik të këtij viti nga Hong-Kongu, pas deklaratës së “Princeton University” se: “She looks like someone that the Math Department would love to have”, tanimë edhe zyrtarisht e ka marrë konfirmimin se mund t’i vazhdojë studimet me bursë (95%) në këtë universitet.
Pranimi i Doruntinës në këtë universitet është kurorëzim i punës së saj të palodhshme bashkë me mbështetjen e mësimdhënësve. Suksesi i saj nuk e bënë krenare vetëm familjen e saj dhe kosovarët, por edhe Kolegjin “Mehmet Akif”, në të cilin Doruntina me bursë 100% i përfundoi mësimet e shkollës së mesme.
Si shumë nxënës të tjerë të gjeneratave të para të Kolegjit “Mehmet Akif” që kanë studiuar jashtë vendit, ashtu edhe Doruntina Sylejmani do të jetë shembull i suksesit dhe inspirim për gjeneratat e ardhshme.
Kolegji “Mehmet Akif “ Doruntines i uron fat, shëndet dhe shumë suksese gjatë studimeve!