Varfëria në Botë

vrf

Të vetëdijshëm për pamundësitë dhe kufizimet nga faktorët e tjerë, shumë njerëz sot në botë kanë edhe problem ekzistenciale. Gjeografikisht varfëria është e përhapur më shumë në vendet të cilat si pasoj e padrejtësive nga “të fuqishmit” këtyre vendeve ju mungojnë gjërat esenciale për ekzistencë; uji i pijshëm, gjërat ushqimore të domosdoshme për jetë etj.

Nxënëset e klasës 11E Erëza Ajeti dhe Sihana Metrama, përmes një prezantimi mjaft dinjitoz dhe të arrirë para përfaqësuesve të zgjedhur nga secila klasë nga të gjitha gjeneratat, prezantuan temën “Varfëria në botë”. Ideja e një organizimi  të tillë ishte që përveç përfitimit të njohurive nxënësit edhe të debatojnë me njeri tjetrin duke shprehur idetë e tyre pro dhe kundër, të ndërtojnë mendimi kritik, për të vlerësuar dhe pse jo edhe për gjetur përgjigje të problemeve aktuale sot në botë.

Nxënës sot, lider të së ardhmes nesër, dëshmuan njohuritë e tyre për temën në fjalë gatishmërinë për të kontribuar dhe mbi të gjitha një edukatë në komunikim, tolerancë dhe respekt në mospajtime!

photos