Zëvendësministri i arsimit z.Bërdyna vizitoi kolegjin “Mehmet Akif” në Lipjan

Më 23 janar 2017, Zëvendësministri z. Agim Bërdyna bëri një vizitë pune në Kolegjin ”Mehmet Akif”. Gjatë kësaj vizite ai shoqërohej me udhëheqësit e shkollës.

Zëvendësministri z. Agim Bërdyna u prit në hyrje të Kolegjit nga Drejtori dhe bashkëpuntorë të tij të cilët shprehën kënaqësinë për këtë vizitë.Në fillim z.Bërdyna para se të takohej me nxënës, vizitoi mjedise të ndryshme të shkollës në veçanti laboratorët e fizikës dhe të kimisë, ku pati mundësinë që të shoh konkretizimin e disa eksperimenteve të përgatitur nga nxënësit e shkollës.

Zëvendësministri z.Bërdyna gjatë takimit më nxënës i njoftojë ata rreth zhvillimeve të fundit në arsimin e Kosovës, konkretisht me zbatimin e kurrikulit të ri nepër shkolla. Si dhe iu përgjigj pyetjeve të nxënësve që këshin të bëjnë kryesisht me zëvendësimin e orëve të humbura për shkak të zgjatjes së pushimit dimëror, rezultatet e testit PISA etj.

Në përfundim, Drejtori I shkollës vlerësoi bashkëpunimin efektiv dhe të vazhdueshëm të Kolegjit “Mehmet Akif” me Ministrinë e Arsimit. Zëvendësministri Bërdyna falenderoi për pritjen duke shprehur kënaqësinë për këtë vizitë pune në këtë shkollë.

photos