Gara e matematikanve të rinj drejt finales

Olimpiada e mbajtur më 25 shkurt filloi me një fjalë rasti të kryetarit të Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës Dr.Muhip Lohaj dhe Kryetarit të Departamentit të Matematikës Dr. Bujar Fejzullahu. Zv.Drejtori i përgjithshëm i QEA “Gulistan” Dr. Yusuf Karabina në fjalën e tij të rastit shprehu kënaqësinë duke thënë: “Kolegji Mehmet Akif ndihet i priviligjuar se për herë të tretë është nikoqire e olimpiadës së Matematikës e cila organizohet për herë të 9-të nga Shoqata e Matematikanëve të Kosovës.”

Në këtë garë e cila zgjati 3 orë morën pjesë 200 nxënës dhe janë përzgjedhur 20 nxënësit më të suksesshëm nga të cilët më 18 Mars do të bëhet përzgjedhja e ekipit që do ta përfaqësojë Kosovën këtë vit në Brazil.

Kolegji ju uron sukses të gjithë pjesëmarrësve në veçanti nxënësve tanë Dren Neziri, Viktor Ahmeti, Jona Zeneli, Flutura Shabani dhe Ardita Berisha të cilët arritën të rradhitën në mesin e 20 nxënësve më të suksesshëm.