Olimpiada e 9-të e Matematikës në Kosovë

Të dielën, më 25 shkurt 2017 në lokalet e Kolegjit “Mehmet Akif” në Lipjan, do të  mbahet Finalja e Olimpadës së Matematikës, e cila organizohet për herë të 9-të nga Shoqata e Matematikanëve të Kosovës.Në këtë garë, synimi i së cilës është rritja e interesimit të nxënësve për matematikën, do të marrin pjesë nxnënësit e kl.9-të deri te kl. e 12-të nga çdo komunë e Kosovës, të cilët janë përzgjedhur nga Drejtoria e arsimit të komunave.

Gjashtë nxënësit më të suksesshëm të finaleve do ta përfaqësojnë Kosovën në Garën ndërkombëtare të 58 -të të matematikës, e cila do të mbahet këtë vit në Brazil.

Ju urojmë sukses të gjithë nxënësve pjesëmarrës!

Shënim:Programi i garës fillon në orën 09:00, me regjistrimin e nxënësve për garë, si dhe me mëngjesin e përgatitur për pjesëmarrësit.