Znj.Drita Kadriu Ishte Mysafire e Kolegjit “Mehmet Akif”

Drejtoresha e Departamentit të Arsimit të Lartë znj.Drita Kadriu të marten, më 31 janar ishte për një vizitë të shkurtë pune në Kolegjin “Mehmet Akif”. Znj. Kadriu e shoqëruar me dy kolegë pune u prit nga Drejtori i shkollës dhe bashkëpunëtorë të tij.

Mysafirët gjatë vizitës nëpër shkollë u informuan për numrin e nxënësve, mbajtjen e procesit mësimor si dhe patën mundësinë që të shikojnë dhe t’i eksperimentojnë vetë disa eksperimente të përgatitur nga nxënësit e kolegjit. Vlen të çmohet guximi i Znj. Kadriu e cila e provojë njëren prej eksperimenteve bukur të rrezikshme në kabinetin e kimisë. Kabineti i fizikës dhe ajo e matematikës ishin dy kabinete tjera të cilat u vizituan nga mysafirët.

Gjatë drekës së punës u fol për historikun e shkurtër të shkollës, të arrituart e nxënësve në gara të ndryshme kombëtare dhe ndësrkombëtare si dhe u shqyrtuan mundësitë për një bashkëpunim që mund të bëhet mes studentëve të fakultetit të edukimit me kolegjet “ Mehmet Akif”, sa i përket praktikës në klasë. Drejtori i Kolegjit u shpreh i gatshëm për një bashkëpunim të tillë i cili do të kishte një efekt pozitiv të dyanshëm.

Në përfundim znj.Kadriu falënderoi për pritje dhe uroi suksese për të ardhmen.

photos