Monthly Archives: March 2017

Finalet e Garave nga Lënda e Kimisë dhe e Gjuhës Angleze

Të shtunën më 01 prill, do të mbahen finalet e garave nga lënda e Kimisë dhe e Gjuhës Angleze.

Programi i Finales së Gj.angleze (Finalja do të mbahet në Marigona Residence – ISP)

  • 08:30   Nisja me autobus nga rrethi
  • 08:30 – 09:30 Mëngjesi
  • 09:30 – 10:00 Vendosja nëpër klasa
  • 10:00 – 11:20  Testi
  • 12:00 – 12:30  Dreka
  • 12:45   Nisja për në MAC Lipjan
  • 15:00   Ceremonia e shpërndarjes së çmimeve fituese
  • 16:00   Kthimi me autobus deri te rrethi

 

Programi i Finales së Kimisë (Finalja do të mbahet  në MAC Lipjan)

  • 08:30   Ardhja në shkollë
  • 08:30 – 09:30 Mëngjesi
  • 10:00 – 13:00  Provimi në laboratorium
  • 13:00   Dreka
  • 15:00   Ceremonia e shpërndarjes së çmimeve fituese

Sample Entrance Exams

URIME!

11 projekte të shkollave tona janë pranuar për pjesëmarrje në olimpiadat genius që do të mbahen në amerikë.

Ju dëshirojmë suksese nxënësve tanë !

Garojmë për Kosovën.

geniusolympiad.org

Komisioni për Arsim i Kuvendit të Kosovës Vizitoi Kolegjin

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport i Kuvendit të Kosovës ishte për vizitë pune në Kolegjin ”Mehmet Akif”. Gjatë kësaj vizite kryetari i komisionit Nait Hasani është shoqëruar me anëtarët e komisionit, Shpejtim Bulliqi, Shukrije Bytyqi, Ismajl Kurteshi, stafi mbështetës –analist i fushës së arsimit Shaip Goxhuli dhe praktikanti Granit Brajshori.

Mysafirët u pritën në hyrje të Kolegjit nga Drejtori i përgjithshëm dhe bashkëpunëtorët e tij të cilët fillimisht vizituan mjedise të ndryshme të shkollës në veçanti laboratorët e fizikës, të kimisë dhe të matematikës ku patën mundësinë që ta shohin konkretizimin e disa eksperimenteve të përgatitura nga nxënësit e shkollës. Në kabinetin e matematikës ishte vetë profesori i lëndës, i cili praktikoi aty për aty shfrytëzimin e tabelës së mençur në lëndë të ndryshme. Mysafirët për një kohë të shkurtër ishin prezentë edhe në kabinetin e gjuhës shqipe ku mësimi zhvillohej përmes një prezantimi të përgatitur nga një nxënës.

Në bisedën e zhvilluar gjatë drekës së punës përfaqësuesit e kolegjit i informuan mysafirët për historikun e shkurtër të Institucionit Arsimor ”Gulistan” dhe i falënderuan  organet zyrtare për mbështetjen e tyre që nga fillimi i hapjes së Kolegjit. Ndërsa kryetari i Komisionit z. Hasani foli për përshtypjet e komisionit për punën e kolegjit si dhe shtoi: ”Për ne është me rëndësi që kolegji të nxjerrë kuadra të shumta jo vetëm sa i përket sasisë por edhe cilësisë dhe të cilët do të kontribuojnë për vendin e tonë”. Dreka vazhdoi me përgjigjet ndaj pyetjeve të anëtarëve të Komisionit si dhe me një prezantim të nxënësve të kolegjit që për temë kishte aktivitetet e ndryshme të zhvilluara në shkollat tona.

Në përfundim, Kryetari i komisionit z.Hasani falënderoi për pritjen duke shprehur kënaqësinë për këtë vizitë pune në shkollën tone, si dhe i ftoi për një vizitë nxënësit e shkollës në Kuvendin e Kosovës.

photos

Deputetet në Kolegjin “Mehmet Akif”

Deputetet e Kuvendit të Kosovës Flora Brovina, Ganimete Musliu, Safete Hadergjonaj dhe Selvije Halimi vizituan Kolegjin “Mehmet Akif” në Lipjan. Gjatë qëndrimit të tyre deputetet vizituan ambientet e shkollës dhe patën mundësi që t’i shohin disa eksperimente të demonstruara nga nxënësit tanë në kabinetin e fizikës, kimisë dhe të matematikës.

Deputetet u shprehen të kënaqura me punën dhe të arriturat e Kolegjit. Shkëmbimi i dhuratave mes deputeteve dhe të nxënësve i dha kuptim të veçantë kësaj vizite e cila përfundojë me një drekë në ambientet e shkollës.

I falënderojmë deputetet e Kuvendit të Kosovës të cilat gjetën kohë për të qenë në mesin e nxënësve tanë për të cilët ky takim do të jetë një kujtim i pa haruar!

photos