Vizitë Deputeteve me Rastin e 8 Marsit

Kuvendi i Kosovës ua hapi dyert nxënësve dhe mesimdhënësve të kolegjit tone që me rastin e 8 Marsit, Ditës  Ndërkombëtare të Gruas, t’ua përcjellin të gjitha deputeteve urimet më të përzemërta për këtë festë. Vizita u realizua ne një atmosferë shumë të ngrohtë pritjeje nga të gjitha deputetet e këtij kuvendi dhe sikur ky takim me rastin e kësaj festeje i largoi ato nga obligimet e lodhshme të përditshmërisë së tyre.