Olimpiada e gjuhës angleze dhe ajo e kimisë tashmë tradicionale, në nivel të klasëve të 8-ta dhe 9-ta, për herë të tetë u mbajt në lokalet e Kolegjeve “Mehmet Akif” dhe ISP-së. Interesimi për pjesëmarrje i shkollave publike nuk mungoi edhe këtë vit. Në garën e gjuhës angleze morën pjesë 2200 nxënës prej 354 shkollave , ndërsa në garën e kimisë morën pjesë 1768 nxënës prej 287 shkollave.
Emocionet e nxënësve finalistë të cilët kishin ardhur me mësimdhënës dhe me prind për t’iu nënshtruar provimit të gjuhës angleze në “International School of Prishtina”, pas provimit u bartë në Kolegjin “Mehmet Akif” në Lipjan, ku u mbajt finalja e lëndës së kimisë, faza eksperimentale me nxënësit finalistë. Shpallja e fituesve dhe ceremonia e ndarjes së shpërblimeve i bashkoi të gjithë finalistët, mësimdhënësit, prindërit dhe drejtorët e pranishëm në sallën e kuqe të Kolegjit.
“Olimpiadat organizohen për motivimin e nxënësve për të mësuar. Mendojmë se përcaktimi i një caku ua lehtëson dhe i nxit më tëpër nxënësit për mësim. Arritja deri në finale është sukses. Kështu që të gjithë nxënësit sot këtu janë fituesë. I urojmë të gjithë pjesëmarrësit, mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave si dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur realizimin e këtyre garave” ka thënë zv. Drejtori i përgjithshëm, Përgjegjësi për Arsim Dr. Yusuf Karabina në fjalimin e tij të rastit që e mbajti para se të shpallen fituesit në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve.
Nxënësit që i morën vendet e para në gjuhën angleze dhe të kimisë u shpërblyen me bursa për shkollim. Ndërsa mësimdhënësve të këtyre lëndëve dhe drejtorëve të shkollave që i morën tri vendet e para iu dha nga një “çek shpërblimi” në shenjë falënderimi për mbështetjen dhe suksesin e tyre.
Faza e parë e këtyre garave është mbajtur në gjysmëvjetorin e parë ndërsa të shtunën, më 1 prill, u mbajtën garat finale në lëndën e gjuhës angleze dhe të kimisë.
Në bazë të statistikave të bëra nga Kolegji “Mehmet Akif” sipas rezultateve të garës së gjuhës angleze shkolla me mesataren më të lartë doli SHFMU “Faik Konica” nga Prishtina, kurse në garën e kimisë, shkolla me mesataren më të lartë doli SHFMU”Besim Rexhepi” nga Ferizaji.
Fituesit e Olimpiadës së tetë nga lënda e gjuhës angleze dhe e kimisë janë:
Gjuhë Angleze – kl. 8
Vendi |
Nxënësi |
Shkolla |
Bursa
|
---|---|---|---|
1
|
ERA HYSENI |
Lidhja e Prizrenit – Pejë
|
100%
|
2
|
VERONA SOPA |
Gjon Serreçi – Ferizaj
|
100%
|
3
|
OLT KONDIROLLI |
Faik Konica – Prishtinë
|
75%
|
4
|
RITA KUÇI |
Dardania – Prishtinë
|
75%
|
5
|
ELIZA SHABIU |
Skenderbeu – Gjilan
|
50%
|
6
|
ANJESA TERSTENA |
Vezir Jashari – Ferizaj
|
50%
|
7
|
ERON IMERI |
Fehmi Agani – Gjakovë
|
50%
|
8
|
RIGA MAKSUTI |
Selami Hallaqi – Gjilan
|
25%
|
9
|
MJELLMA SHEHU |
Hasan Prishtina – Prishtinë
|
25%
|
10
|
OMAR ROBELLI |
Abaz Ajeti – Gjilan
|
25%
|
11
|
DIOR LLUNJI |
Dardania – Prishtinë
|
25%
|
Gjuhë Angleze – kl. 9
Vendi
|
Nxënësi |
Shkolla |
Bursa
|
---|---|---|---|
1
|
VLERA HASANI |
Bafti Haxhiu – Viti
|
100%
|
2
|
RREZE QELA |
Dardania – Prishtinë
|
100%
|
3
|
AMINA KAJA |
Meto Bajraktari – Prishtinë
|
75%
|
4
|
VIOLA BUGAQKU |
Hasan Prishtina – Prishtinë
|
75%
|
5
|
LOAND BAXHUKU |
Mitrush Kuteli – Prishtinë
|
50%
|
6
|
NORA JUSUFI |
Faik Konica – Prishtinë
|
50%
|
7
|
BLIN AHMETI |
Naim Frashëri – Prishtinë
|
50%
|
8
|
DIELLZA IBRAHIMI |
Asim Vokshi – Prishtinë
|
25%
|
9
|
ANTIK DOLI |
Fehmi Agani – Gjakovë
|
25%
|
10
|
FLAMUR BAKIJA |
Yll Morina – Gjakovë
|
25%
|
Details
Kimi – kl. 8
Vendi
|
Nxënësi |
Shkolla |
Bursa
|
---|---|---|---|
1
|
PENDA SMAJLJAJ |
Hasan Prishtina – Prishtinë
|
100%
|
2
|
FLORIAN SHABANI |
Skenderbeu – Gjilan
|
100%
|
3
|
YLLKA SULIQI |
Musa Zajmi – Gjilan
|
100%
|
4
|
BLEDI HOXHA |
Abaz Ajeti – Gjilan
|
75%
|
5
|
LEONITA RAKA |
Emin Duraku – Kaçanik
|
75%
|
6
|
ALBULENA BAFTIU |
Vëllezërit Frashëri – Suharekë
|
75%
|
7
|
EDON RAMADANI |
Nazmi Hoxha – Gjilan
|
75%
|
8
|
BEKIM LLUMNICA |
Shefki Kuleta – Podujevë
|
50%
|
9
|
BLEND MELENICA |
SHMU – 1 – Vushtrri
|
50%
|
10
|
BLERDI KASTRATI |
Yll Morina – Gjakovë
|
50%
|
11
|
TRINGA REXHEPAJ |
Hasan Prishtina – Prishtinë
|
50%
|
12
|
FLORI VULA |
Yll Morina – Gjakovë
|
25%
|
13
|
URAN DAKU |
Thimi Mitko – Gjilan
|
25%
|
14
|
DRINOR BERISHA |
Pavaresia – Prishtinë
|
25%
|
15
|
ARDITA BUJUPAJ |
Bajram Curri – Istog
|
25%
|
Kimi – kl. 9
Vendi
|
Nxënësi |
Shkolla |
Bursa
|
---|---|---|---|
1
|
AURORA KQIKU |
Nazim Hikmet – Gjilan
|
100%
|
2
|
ERA KURTESHI |
Thimi Mitko – Gjilan
|
100%
|
3
|
LORINË BAJRAMI |
Thimi Mitko – Gjilan
|
100%
|
4
|
PUHIZË JANUZI |
Thimi Mitko – Gjilan
|
75%
|
5
|
ANDI SEJDIU |
Sadullah Brestovci – Gjilan
|
75%
|
6
|
ARTINA SHAHIQI |
Selami Hallaqi – Gjilan
|
75%
|
7
|
ERMAL ISMAJLI |
Abedin Rexha-Sandokani – Skënderaj
|
75%
|
8
|
ARLIND SHEFIKU |
Abdyl Frashëri – Vushtrri
|
50%
|
9
|
ALBINA SAHITI |
Besim Rexhepi – Ferizaj
|
50%
|
10
|
ARTON JAKUPI |
Emin Duraku – Kaçanik
|
50%
|
11
|
MUSLI JEMINI |
Edit Durham – Suharekë
|
50%
|
12
|
BARDH MUSTAFA |
Rexhep Elmazi – Gjilan
|
25%
|
13
|
SHERIF HOTI |
Pavaresia – Prishtinë
|
25%
|
14
|
FLORIANA BEQIRI |
SHMU – 2 – Vushtrri
|
25%
|
15
|
DRIN BUJUPI |
Abedin Bujupi – Gllogoc
|
25%
|