Ministri Bajrami Priti Një Grup Nxënësish të Kolegjit “Mehmet Akif”

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë z. Arsim Bajrami priti një grup nxënësish të kolegjit “Mehmet Akif”, të cilët do të jenë pjesëmarrës në garën ndërkombëtare të matematikës “IMO”, në Rio de Zhaneiro të Brazilit dhe në “Genius Oplimpiad”, në Oswego të SHBA – së.

Me këtë rast, ministri Bajrami përgëzoi nxënësit e këtij kolegji dhe të shkollave tjera të Kosovës për pjesëmarrjen në gara ndërkombëtare të diturisë .

“Ministria e Arsimit deri më tani i ka mbështetur dhe do të vazhdojë t’i mbështesë edhe tani e tutje.Kolegjet “Mehmet Akif”. Gjithnjë do të jemi përkrahës të organizimeve dhe aktiviteteve të ndryshme të diturisë.Sukseset e nxënësve tanë në diasporë gjithsesi na gëzojnë, na bëjnë të ndihemi mirë dhe të besojmë se me krijimin e kuadrove te afta, e ardhmja e vendit do të jetë më e ndritshme dhe më e prosperuar”, u shpreh ministri Bajrami.

Ministria e Arsimit ka mbështetur dhe do të mbështes edhe më tutje nxënësit e suksesshëm, pjesëmarrës në gara ndërkombëtare të cilët njëherësh mund të konsiderohen si ambasadorë të rinj të vendit, tha në fund ministri Bajrami.

Tre nxënës të Kolegjit “Mehmet Akif” marrin pjesë në ekipin përfaqësues të Kosovës në garën e matematikës “IMO” e cila do të mbahet gjatë muajit korrik në Brazil dhe do të garojnë 127 vende të ndryshme të botës.
Ndërsa në garën “Genius Olpimiad” e cila do të mbahet në SHBA gjatë muajit qershor Kolegjet “Mehmet Akif” do të marrin pjesë me 13 projekte,gjithsej me 25 nxënës.
Ju urojmë suksese nxënësve tanë në Brazil dhe në Amerikë!

photos