Olimpiada “Genius” në Amerikë, Medalje Ari për Kosovën!

Një Medalje Ari, një Argjend, një Bronz dhe gjashtë Honorable për Kosovën nga nxënësit e Kolegjit”Mehmet Akif”

Në olimpiadën “GENIUS”, që është mbajtur më 12-16.06.2017 në Oswego të SHBA-së, kanë aplikuar 69 shtete nga mbarë bota dhe janë pranuar 470 projekte. Nxënësit e Kolegjit “Mehmet Akif” Kosovën e përfaqësuan në kategori të ndryshme me 13 projekte.

Rilinda Beqiraj & Eron Zeka (MAC Gjakova) me projektin e tyre të prazantuar në konkurrencën e gjithsej 470 projekteve nga mbarë bota, janë nderuar me medalje ari, Nesa Kryeziu (MAC Gjakova) me medalje argjendi dhe Arman Kaçaniku & Muhammed Smani (MAC Prizren) me medalje bronzi.

Ndërsa në mesin e nxënësve që kanë garuar dhe që janë shpërblyer me Honorable Mention janë:
Kushtrim Morina & Argjend Hadri (MAC Gjakova), Endrit Zeka & Bajram Kasumaj(MAC Gjakova), Erza Lalinovci, Fiona Avdiu & Erëza Hasani (MAC Lipjan), Nart Gashi & Vali Sharri (MAC Prizren)

Erza Lalinovci fitoi bursë (36 000 Dollar) në Universitetin Shtetëror të New Yorkut- SUNY

Puna e palodhshme e nxënësve dhe mësimdhënësve tanë e mbështetur nga prindërit dhe Ministria e Arsimit edhe kësaj here është kurorëzuar me sukses.
Urime!

photos