SUKSESI NË RANG BOTËROR I NXËNËSVE TË MAC VAZHDON…

Dy nxënësit tanë Viktor Ahmeti dhe Ardita Berisha kanë fituar Medalje Nderi në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës. (ONM)

Në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës (ONM) marrin pjesë gati të gjitha vendet e botës, të përfaqësuar nga nxënësit më të dalluar dhe sukseshëm në matematikë.

Në një vend si Kosova, ku talentët nuk mungojnë, Mehmet Akif College ka ndërtuar programe dhe projekte të avancuara në mbështetje të të rinjve të talentuar sidomos në fushën e shkencave.
Nxënësit e Mehmet Akif College Viktor Ahmeti dhe Ardita Berisha kanë fituar Medalje Nderi në këtë olimpiadë.

Rezultati i këtyre të rinjve është fryt i një pune sistematike dhe ambicioze që zhvillohet çdo ditë në auditoret e Mehmet Akif College për të nxjerrë prej tyre më të mirën e mundshme.

Për këtë arritje të këtyre nxënësve kanë meritë të madhe edhe familjet që i kanë përkrahur vazhdimisht fëmijët e tyre.

Suksese të mëtejshme këtyre nxënësve që janë e ardhmja e Kosovës.