Filluan Përgatitjet Për Vitin E Ri Shkollor 2017-2018

Jemi në prag të vitit të ri shkollor 2017-2018 dhe si në të gjitha shkollat e Kosovës, ashtu edhe në Kolegjet tona kanë filluar përgatitjet për vitin e ri akademik. Nga 15 gushti, për të gjithë mësimdhënësit e Kolegjeve “Mehmet Akif” ka filluar trajnimi pesëditorë për “Kurrikulën bërthamë” dhe “Udhëzuesin për zbatimin e kurrikulës”. Trajnimi u organizua për të gjitha fushat e kurrikulës: gjuhët dhe komunikimin, artet, matematikën, shkencat e natyrës, shoqërinë dhe mjedisin, edukatën fizike sportet dhe shëndetin, jetën dhe punën dhe lëndët mësimore dhe elementet e programeve mësimore. Trajnimet menagjohen nga kryetrajnerët e licencuar të MAShT-së. Krahas trajnimt të kurrikulës bërthamë u organizua edhe Cambridg-traning në lokalet e Kolegjit “Mehmet Akif” në Lipjan. Gjithashtu, në kuadër të të gjitha kolegjeve tona do të organizohen edhe takimet ndërmjet aktiveve profesionale të të gjitha lëndëve mësimore, për të diskutuar për planprogramet, tekstet shkollore, oraret, ndarjen e orëve dhe të gjitha përgatitjet tjera tue duhura për fillimin e vitit të ri shkollor. Kolegjet “Mehmet Akif” ju urojnë një fillim të mbarë të vitit shkollor!

photos