Si të debatojmë?

Klubi i mendimit kritik dhe debatit organizoi ligjëratën e parë për mënyrën se si duhet të debatojmë dhe me theks të veçantë formatin e debatit Karl Popper. Një format i tillë i debatit është mjaft i përhapur në institucione shumë prestigjioze arsimore, ku pjesë e aktiviteteve të ardhshme të klubit do jetë edhe realizimi i këtij debati në Kolegjin tonë. Debati në përgjithësi ndihmon në edukimin, zhvillimin e mendimit kritik, kuptimin e proceseve politike dhe shoqërore, zhvillimin e tolerancës për mendimin e të tjerëve si dhe shkathtësi në mënyrën e shprehjes dhe të krijon aftësinë në paraqitjen e mirë publike. Dy çështje themelore që u diskutuan në prezantim ishin: ndershmëria dhe respekti ndaj kundërshtarit. Debati duhet të zhvillohet mbi ide dhe jo mbi personalitetin dhe karakteristikat e debatuesve.

photos