Monthly Archives: November 2017

Takimi e Përfaqësuesit e Drejtësisë

Sot në Kolegjin “Mehmet Akif”, gjykatësit dhe prokurorët nga Lipjani mbajtën një ligjeratë para nxënësve për përvojën e tyre profesionale.

photos

Urime 28 Nëntori

Përkujtohen LEGJENDARËT

Sot nxënësit e Kolegjit Mehmet Akif, u përkulën para trimërisë, përballë sakrificës dhe para nderit të kombit-“JASHARAJVE LEGJENDARË”-duke bërë homazhe dhe duke kujtuar sakrificën e kësaj familje për lirinë e Kosovës.

photos

Sensibilizim për vullnetarizëm

Vullnetarizmi është një vepër e madhe e cila rrjedh nga altruizmi që një ose me shumë individ e realizojnë drejt atij që ka nevojë, mund të jetë një i sëmurë, një fëmijë, një i moshuar, një kafshe ose thjesht pastrimi një pjese të rrugës. Zgjedhja për tu bërë vullnetarë duhet të lind nga një gatishmëri e sinqertë e dashurisë për tjetrin, jo nga pohimet personale, gjëja më e rëndësishme është vazhdimësia e përkushtimit, që është edhe një tregues i seriozitetit dhe motivimit. Në një organizim pikërisht për vullnetraizëm me ftesë të Forumit për inciativa qytetare (FIQ) dhe antarës Rreze Kulinxha, disa nxënës te Kolegjit Mehmet Akif, bashkë me Prof. Arber Ymeri ishin pjes e këtij organizimi, ku të pranishmit u informuar për vullnetarizmin si veprim altruist nga organizata te ndryshme, si dhe u sensibilizuan qe të jenë pjesë të inciativave të tilla ku sigurisht qe nismat të tilla duhet të pershendetur.

photos

Programi dedikuar festës së 28 Nëntorit

Kolegji Mehmet Akif nё kuadër tё shënimit tё Festёs sё Flamurit Kombëtar Shqiptar, organizoi program tё begatё dhe tё larmishëm kulturoro–artistik e muzikor, me kёngё, recitime, ese, valle, melodramë dhe dokumentarin ‘’Shqiptarёt nёpёr botё’, përgatitur nga nxёnёset Rita Thaҁi dhe Ariana Dedushaj nё bashkëpunim me prof. Valdete Beqiri. Tё pranishëm ishin deputet nga Kuvendi i Kosovёs, shkrimtarё, prindër e nxёnёs. Programi filloi me himnin e Flamurit, i pёrcjellur me fjalimin e drejtorit Nazmi Ulus i cili i pёrshendeti tё gjithё tё pranishmit nё sallё duke uruar Festёn e Flamurit si dhe duke falënderuar nxёnёsit dhe mёsimdhёnёsit: Hajrije Krasniqi, Hatifete Raҁi dhe Valdete Beqiri pёr përgatitjen e programit. Në mesin e 112 konkurruesve nga mbarë bota ku jetojnë poetët e shkrimtarët shqiptarë, dy nxënëse: Rreze Gjonbalaj dhe Alma Mulaj janë nderuar me Ҫmimin Special, Malli Poetik me motivacionin: Krijuese e brezit tё ri nё prozё. Gjithashtu pёr nder tё Ditёs sё Flamurit, nё kolegjin tonё u organizuan gara pёr nxёnёsit nё shkrimin e esesё dhe poezisё. Nxёnёsit tё cilёt fituan nё garёn e esesё dhe poezisё, Donisa Fazliu, Dafina Abdyli, Bujar Mehmeti, mysafiri i nderuar, deputeti i Kuvendit tё Republikёs sё Kosovёs, z. Rexhep Selimi ju shpёrndau mirënjohje dhe shpërblime, tё përgatitura nga drejtori Nazmi Ulus.

photos