Ligji dhe Shteti

Ligjet më të quditshme në botë Jo të gjithë njerzit e botës kanë mundësin që të jetojnë në një shtet ku sundon ligji dhe e drejta, ku ligjet janë të formuluara në atë mënyrë qe i prijnë zhvillimit dhe progresit në çdo fushë të jetës. Ligjet dhe niveli i ekzekutimit të tyre ndryshon nga njëri shtet në tjetrin, padyshim që kjo ndikon shumë edhe në jetën e njerzve dhe gjendjen e tyre në kuptimin e plotë të fjalës. Për të parë dallimet dhe analizuar faktorët në lidhje me ligjet, zbatimin, efektin e tyre për shtetin dhe jetën e njerzve u mbajt një debat i organizuar nga prof. Valdete Beqiri me disa nxënës të përzgjedhurr nga klasët e 11 dhe 12. Fillimish u prezantua një hulumtim i realizuar nga dy nxënëset e klasës 11F Aurora Saraçi dhe Jona Ramadani, të cilat nga të dhënat e mbledhura nga burime të ndryshme prezantuan konkludimin e arritur për hipotezen : “Ligji është faktori kryesor për një vend të sigurt dhe të zhvilluar ekonomikisht” dhe “ Ligji më shumë zbatohet në vendet e pasura dhe ato janë vendet më të sigurta” Mbledhja, analizimi dhe përpunimi i të dhënave nga Aurora dhe Jona ishte në nivel të lartë, çka edhe nxiti një debat mjaft konstruktiv mes nxënësve, ku secili prej tyre pati rastin të mbështes apo kundërshtoj rezultatet e prezantimit dhe të japin idetë e tyre personale. Qellimi i organizimit të këtij debate ishte që nxënësit të angazhohen në punë hulumtuese dhe dhe të nxitet tek ta mendimi kritik, të vërehen dallimet shoqërore dhe ligjore ndër shtete dhe të kuptohen roli i ligjit në zhvillimin e shtetit, respektivisht jetës së njezve! Debati u mbyll me prezantimin e ligjeve më të quditshme në botë, që përveq të quditshme disa prej tyre ishin edhe qesharake. Në fund nxënësit për tu relaksuar dhe nxitur imagjinaten e tyre, të ndarë në grupe, patën si detyrë të imagjinojnë se janë ligjvenës dhe përfaqësojnë një shtet, të vizatojnë një flamur që përfaqëson shtetin e tyre imagjinar dhe ta përpilojnë një ligj të ri. Idetë e nxënësve ishin mjaft atraktive si dhe disa prej ligjeve që prezantuan ishin të mbeshtetura në problemet e sotme sociale por kishte edhe ligje të quditshme!

photos