Programi dedikuar festës së 28 Nëntorit

Kolegji Mehmet Akif nё kuadër tё shënimit tё Festёs sё Flamurit Kombëtar Shqiptar, organizoi program tё begatё dhe tё larmishëm kulturoro–artistik e muzikor, me kёngё, recitime, ese, valle, melodramë dhe dokumentarin ‘’Shqiptarёt nёpёr botё’, përgatitur nga nxёnёset Rita Thaҁi dhe Ariana Dedushaj nё bashkëpunim me prof. Valdete Beqiri. Tё pranishëm ishin deputet nga Kuvendi i Kosovёs, shkrimtarё, prindër e nxёnёs. Programi filloi me himnin e Flamurit, i pёrcjellur me fjalimin e drejtorit Nazmi Ulus i cili i pёrshendeti tё gjithё tё pranishmit nё sallё duke uruar Festёn e Flamurit si dhe duke falënderuar nxёnёsit dhe mёsimdhёnёsit: Hajrije Krasniqi, Hatifete Raҁi dhe Valdete Beqiri pёr përgatitjen e programit. Në mesin e 112 konkurruesve nga mbarë bota ku jetojnë poetët e shkrimtarët shqiptarë, dy nxënëse: Rreze Gjonbalaj dhe Alma Mulaj janë nderuar me Ҫmimin Special, Malli Poetik me motivacionin: Krijuese e brezit tё ri nё prozё. Gjithashtu pёr nder tё Ditёs sё Flamurit, nё kolegjin tonё u organizuan gara pёr nxёnёsit nё shkrimin e esesё dhe poezisё. Nxёnёsit tё cilёt fituan nё garёn e esesё dhe poezisё, Donisa Fazliu, Dafina Abdyli, Bujar Mehmeti, mysafiri i nderuar, deputeti i Kuvendit tё Republikёs sё Kosovёs, z. Rexhep Selimi ju shpёrndau mirënjohje dhe shpërblime, tё përgatitura nga drejtori Nazmi Ulus.

photos