Ministrja e Integrimit Europian Znj.Dhurata Hoxha Priti Përfaqësuesit e Kolegjit “Mehmet Akif”

Sot ishim në një vizitë te Ministrja e Integrimeve Europiane znj.Dhurata Hoxha, ku e informuam për së afërmi për punën tonë të palodhshme, rreth aktiviteteve të shumta që zhvillohen për avansimin e nxënësve tanë, dhe të arrituarat  në gara të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ministrja, vlerësoi lartë punën tonë në shumë sfera,duke na përgëzuar,neve si një organizatë joqeveritare për  suksese të mëdha, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Ajo falenderojë Kolegjin, për  mundësinë që shumë gjenerata po  marrin një mësim të avancuar, duke i përgëzuar edhe për sukseset e nxënësvë tanë në shumë fusha të ndryshme. Ministrja u shpreh se do t’i mbështes edhe mëtutje nxënësit e suksesshëm, pjesëmarrës në gara ndërkombëtare të cilët mund të konsiderohen si amabsadorë të rinj të vendit.

Te dy palët u ndan shumë të kënaqur nga takimi i përbashkët.