Prezantimi i Veprave Letrare

Më datë 29.11.2017, në kolegjin Mehmet Akif, u mbajtën prezantimet e projekteve të parapara në planprogramin mësimor.

Puna e palodhshme e nxënësve me ndihmën e prof. Hajrije Krasniqi, ishte arsyeja e një prezantimi të suksesshëm.

Nxënësit nga klasa e 12A,B,C,D,E,F prezentuan veprat: Lahuta e Malcis, Andrra e Jetёs, Vallja e Yjeve, S’ikur t’isha djalё, Vaji i bylbylit, Dr. Gjilpёra si dhe Krijimtaritё letrare tё autorёve tё Letёrsisё Moderne: Ernest Koliqi, Mitrush Kuteli, Lasgush Poradeci dhe Ndre Mjeda.

Përkushtimi i fjalëve të librit u kuptua nga ndjenjat dhe emocionet që përcollën nxënësit.

Të gjithë nxënësit të cilët prezentuan do tё shpërblehen me ҪERTIFIKATA, me qëllim që nxënësit të lexojnë sa më shumë.

Me këtë aktivitet, nxënësit e kolegjit “Mehmet Akif”, kanë një porosi për të gjithë: Leximi është Ҁelësi i suksesit.

photos