Monthly Archives: February 2018

Njoftim

Ministria e Arsimit ka marrë vendim që për shkak të motit të ftohtë, të mërkurën të mos zhvillohet procesi mësimor në të gjitha shkollat e Kosovës.
“MASHT njofton te gjithe mesimdhenesit dhe nxenesit ne Republiken e Kosoves se me vendim te Ministrit z. Shyqiri Bytyqi, per shkak te kushteve te renda atmosferike, neser (28.02.2018) nuk do te mbahet mesim”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Javën e Pavarësisë e përmbyllëm me mysafirët nga Amerika

Të enjten më 22 shkurt shkollën tonë e vizituan disa figura të rëndësishme Amerikane nga fusha e politikës dhe e sigurisë.
Patëm nderin të kemi mysafir: z.Patricio Ruiloba, znj.Debbie A. Rodella, z.David Kilguor, znj.Wendi Taylor, znj.Georgene Louis and z.William Robert Rehm.
Këto personalitete të larta Amerikane ndanë përvojat e tyre me nxënësit e Kolegjit “Mehmet Akif “ si dhe ndoqën dhe përcollën shumë aktivitete shkencore, teknologjike e matematike të organizuara nga nxënësit dhe mësimdhënësit tanë. Ata paten rastin që të shohin edhe ekspozitën dhe këndin e kujtimeve kushtuar përvjetorit Jubilar të Pavarësisë së Kosovës. Mysafirët tanë po ashtu në konferencën me nxënës folën për universitetet në SHBA dhe Kanada. Ishim të privilegjuar që i kishim këto personalitete në ambientet e Kolegjit Mehmet Akif.

photos

I pari i Federatës së Hendbollit në shkollën tonë

Kolegji “Mehmet Akif” pati nderin të mirëpres Kryetarin e Federatës së Hendbollit të Kosovës,z.Eugen Saraçini i cili njëkohësisht është edhe Drejtor i Informacionit në TV21.
Z. Saraçini gjatë takimit me nxënësit e shkollës sonë ndau përvojat e tij dhe foli rreth gazetarisë në Kosovë.

Photos

Mysafiri i javës: Analisti z.Behlul Beqaj

Në kuadër të takimeve dhe ligjeratave me nxënësit tanë, gjatë kësaj jave ata patën mundësinë të dëgjojnë një ligjeratë nga profesori, politologu, analisti politik, Behlul Beqaj. Tema që z.Beqaj elaboroi me nxënësit e kolegjit tonë, kishte të bënte me të arriturat e vendit tonë gjatë periudhës pas shpalljes së pavarësisë. Nxënësit shtruan një seri pyetjesh që kishin të bënin me situaten aktuale politike, çeshtjen e arsimit etj.
Gjatë këtij bashkëbisedimi me gjeneratat e reja ai theksoi rëndësinë e madhe që çdo kush nga ne duhet t’i përkushtohet e të luftojë për të miren e vendit. Dija e fituar si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës duhet të vihet në shërbim të vendit.
Gjatë kësaj vizite z. Beqaj pati mundësinë të vizitojë ambientet dhe laboratoret e institucionit tonë, ku edhe u impresionua nga metodat e mësimdhënies, gjë që padyshim rezulton në nje mesimnxënie sa më të mirë për gjeneratat e reja. Po ashtu nxënësit tanë patën disa prezantime dhe projekte nga fusha e kimisë, fizikës, ku treguan edhe njëherë se teoria pa praktikë, nuk mund të jetë një dije e plotë.

photos

10 VITE SHTET

Përvjetori i pavarësisë në Kolegjin Mehmet Akif

Me datë 17.02.2018 Kosova festoi një dekadë shtet, përvjetori jubilar i cili edhe në shkollën tonë u shënua me aktivitete të shumta gjatë gjithë javës duke u përmbyllur me një program artistik ditën e premte.

Ishin organizimet e shumta e të ndryshme gjatë gjithë javës qe i dhanë një atmosferë festive ambientit shkollor. Gjatë gjithë javës nxënësit ishin pjesëmarrës në aktivitete të ndryshme kulturore e garuese të organizuara nga mësimdhënësit, ku vlen të përmenden; garat e ndryshme në gjuhë shqipe, angleze, gara në pikturë, sport etj. Për nxënësit fitues u ndanë certifikata dhe medalje nga drejtori i shkollës z.Nazmi Ulus gjatë programit artistik përmbyllës.

Organizatoret e këtij manifestimi një javorë u kujdesen që dita e fundit e javës të përmbyllet me një program të pasur artistik. Ku nxënësit me talentin e tyre argëtuan familjarët, mësimdhënësit, nxënësit e të pranishmit e tjerë.
Programi u hap me një fjalim përshëndetës nga drejtori i shkollës duke vazhduar pastaj me këngë, valle, poezi, dokumentarë, dramë etj.
Në një vend si Kosova që ka përjetuar shumë kohë të vështira, dhembje e vuajtje, natyrisht që i jemi borxhlinj vendit dhe gjeneratave të reja që vijnë, të ju bëjmë me dije që rruga deri këtu nuk ka qenë e lehtë dhe se nevojitet edhe shumë punë për të spikatur ndryshime të mëdha. Të rinjtë janë e ardhmja e vendit dhe edukimi i tyre në frymën e atdhedashurisë është obligim për ne!

Gëzuar 10 vjetori i pavarësisë Kosovë!

photos