10 VITE SHTET

Përvjetori i pavarësisë në Kolegjin Mehmet Akif

Me datë 17.02.2018 Kosova festoi një dekadë shtet, përvjetori jubilar i cili edhe në shkollën tonë u shënua me aktivitete të shumta gjatë gjithë javës duke u përmbyllur me një program artistik ditën e premte.

Ishin organizimet e shumta e të ndryshme gjatë gjithë javës qe i dhanë një atmosferë festive ambientit shkollor. Gjatë gjithë javës nxënësit ishin pjesëmarrës në aktivitete të ndryshme kulturore e garuese të organizuara nga mësimdhënësit, ku vlen të përmenden; garat e ndryshme në gjuhë shqipe, angleze, gara në pikturë, sport etj. Për nxënësit fitues u ndanë certifikata dhe medalje nga drejtori i shkollës z.Nazmi Ulus gjatë programit artistik përmbyllës.

Organizatoret e këtij manifestimi një javorë u kujdesen që dita e fundit e javës të përmbyllet me një program të pasur artistik. Ku nxënësit me talentin e tyre argëtuan familjarët, mësimdhënësit, nxënësit e të pranishmit e tjerë.
Programi u hap me një fjalim përshëndetës nga drejtori i shkollës duke vazhduar pastaj me këngë, valle, poezi, dokumentarë, dramë etj.
Në një vend si Kosova që ka përjetuar shumë kohë të vështira, dhembje e vuajtje, natyrisht që i jemi borxhlinj vendit dhe gjeneratave të reja që vijnë, të ju bëjmë me dije që rruga deri këtu nuk ka qenë e lehtë dhe se nevojitet edhe shumë punë për të spikatur ndryshime të mëdha. Të rinjtë janë e ardhmja e vendit dhe edukimi i tyre në frymën e atdhedashurisë është obligim për ne!

Gëzuar 10 vjetori i pavarësisë Kosovë!

photos