Më 27 janar 2018 në Prishtinë u mbajt Olimpiada e X-të Matematike e Kosovës (OMK). Në garat komunale të organizuara më 23 dhjetor janë përzgjedhur mbi 200 nxënës të klasave të 9-ta, 10-ta, 11-ta, dhe të 12-ta. Nxënësit të cilët në kategorinë e vet i kanë marrë pesë vendet e para do t’i nënshtrohen Testit nga i cili do të përzgjedhen 6 garuesit që do ta përfaqësojnë Kosovën në “IMO 2018“.
Olimpiada e 59-të Nërkombëtare e Matematikës (IMO) do të mbahet më 03-14 korrik 2018 në Rumuni. Kosova do të merr pjesë për herë të tetë në cilësinë e anëtarit me të drejta të plota.
Ju urojmë suksese nxënësve tanë të mëposhtëm të cilët kanë hy në pesë vendet e para në kategori të vet dhe tani do të garojnë për zgjedhjen e përfaqësuesve të Kosovës në IMO 2018 në Rumuni:
KLASA | NXËNËSI | VENDI | SHKOLLA |
---|---|---|---|
IX | Sümer Berk Şener | I parë | International School of Prishtina |
IX | Melahat Betül Şener | I pestë | IInternational School of Prishtina |
X | Dren Neziri | I dytë | Kolegji “Mehmet Akif” në Lipjan |
XI | Leart Ajvazaj | I dytë | Kolegji “Mehmet Akif” në Lipjan |
XI | Viktor Ahmeti | Finalist IMO 2017 | Kolegji “Mehmet Akif” në Lipjan |
XII | Jona Zeneli | I dytë | Kolegji “Mehmet Akif” në Lipjan |
XII | Arjanit Sylafeta | I pestë | Kolegji “Mehmet Akif” në Gjakovë |