Parapërgatitje e finalistëve

Kolegji Mehmet Akif në Lipjan hapi dyert për nxënësit më të dalluar në Kosovë, për finalistët e Olimpiadave të Gjuhës Angleze dhe Kimisë. Nxënësit kaluan një ditë plot me aktivitete duke filluar me fjalimin e drejtorit të shkollës z.Nazmi Ulus, pastaj mësimet teorike dhe eksperimentet praktike, në fund iu nënshtruan edhe një testi për të parë nxënijet e tyre gjatë ditës. Pas përfundimit të drekës nxënësit u shpërndan me shumë përvoja të reja dhe me shprese se do të jenë ndër fituesit e shumë bursave që do të ipen në MARS 2018.

photos