Monthly Archives: April 2018

The Intellectuals’ Challenge

Our students have participated in the international competition – The Intellectuals’ Challenge – which was organized in the campus of Cambridge University in the United Kingdom.

Drin Mrlaku, Guri Statovci and Lum Borovci have proudly represented Kosovo in this competition managing to bring home several medals from four different challenges. Lum has won bronze medals in both Pen Down Challenge (essay writing) and General Knowledge Challenge whereas Guri was awarded the silver medal in the Pen Down Challenge. Lum, Guri and Drin have also been awarded in the group challenges, winning silver medals in Team Spirit Challenge and bronze medals in Speech Craft Challenge.

Congratulations to our students and to Kosovo for this amazing achievement!

photos

Rezultatet e Provimit Pranues 2018

Nxënësit të cilët kanë fituar bursë duhet të regjistrohen më së largu deri më 26 Maj 2018.
Nxënësit emrat e të cilëve janë shënuar në këtë listë kanë fituar të drejtën e regjistrimit në shkollën tonë.
Aplikimi për regjistrim duhet të bëhet sa më parë, meqenëse numri i nxënësve që do të pranohen është i kufizuar.

Ju falënderojmë për interesimin që keni treguar.

Lista e plotë

Hollësi

Na pret Olimpiada “Genius” në Amerikë

Nxënësit e Kolegjit “Mehmet Akif” ashtu si në vitet e kaluara edhe këtë vit do të garojnë për Kosovën në olimpiadën “Genius” që do të mbahet në Oswego të SHBA-së. Në olimpiadën “GENIUS”, janë kualifikuar 1200 nxënës nga 75 shtete nga mbarë bota. Kosovën do ta përfaqësojnë 42 nxënës të Kolegjit “Mehmet Akif” me 14 projekte. Ju urojmë suksese nxënësve tanë dhe shpresojmë se edhe kësaj here Kosova do të përfaqësohet me sukses në arenën ndërkombëtare.

Volleyball Tournament

Kolegji Mehmet Akif Lipjan organizoj një turnir në Volejboll për femra për shkollat fillore.
Pjesmarres ishin:

  • Sh.fillore Dardania
  • Sh.fillore Xhemail Mustafa
  • Sh.fillore Meto Bajraktari
  • MAC Gjakova
  • ISP Marigona

Vendi i parë i takoj shkolles fillore Xhemail Mustafa.
Vendi i dytë shkolla fillore Dardania.

photos

INSTITUCIONET ARSIMORE GULISTAN – DEKLARATË PËR SHTYP

Institucionet Arsimore Gulistan kanë filluar aktivitetin arsimor edukativ në Kosovë prej vitit 2000. Këto institucione janë hapur në bazë të kërkesë të popullit shqiptar të Kosovës si pasojë e ndihmës humanitare e arsimore që është dhënë në Shqipëri nga personeli i Kolegjit Mehmet Akif për popullsinë shqiptare të dëbuar nga shtëpitë dhe vendi i tyre prej përdorimit të dhunes dhe gjenocidit nga forcat serbe.

Institucionet tona qe nga dita e parë e aktivitetit kanë zbatuar me perpikmeri ligjet e Republikës së Kosovës. Gjithashtu i kanë kushtuar rëndësi të vecantë cilësisë së arsimit të ofruar e aktualisht numërohen shumë arritje në fusha të ndryshme shkencore, kombëtare dhe ndërkombëtare (238 medalje në konkurse dhe olimpiada ndërkombëtare). Cilësia në mësimdhënie e shkollave tona është vërtetuar edhe nga rreth 2000 maturantë tanë të cilët kanë vazhduar studimet e larta në universitetet më të mira brenda dhe jashtë vendit.

Ashtu siç i gjithë opinioni publik është në dijeni, më 28 mars 2018 pesë kolegët tanë mesimdhenes janë kidnapuar në mënyrë të paligjshme në kundërshtim me parimet demokratike të cilat mbi gjithcka tjetër respektojnë të drejtat individuale të cdo njeriu pavarësisht përkatësisë etnike, besimit, bindjeve politike apo ideologjike, si parime të patjetërsueshme të mishëruara në Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Nga kjo ngjarje janë të pikëlluar i gjithë personeli arsimor i Institucioneve Arsimore Gulistan, nxënësit tanë, prindërit si dhe i gjithë populli i Kosovës.

Vëmë në dijeni gjithë opinion publik se Institucionet Arsimore Gulistan do të përdorin të gjitha të drejtat që i njohin Konventat ndërkombëtare dhe Evropiane, Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës për të zbardhur ngjarjen dhe përgjegjësitë ligjore të gjithë personat dhe institucionet të perfshire ne rrembimin.

Besojmë se, Kosova si shtet demokratik i ndërtuar në perputhje me strandartet më të larta, do të adresojë në mënyrë institucionale përgjegjësinë ligjore të aktorëve të involvuar në këtë rast kaq të rëndë, në përputhje me vlerat e sundimit të ligjit e vlerat evropiane që ajo përfaqëson, duke siguruar që këto ngjarje, të cilat rrezikojnë rrugëtimin e saj evropian, të mos ndodhin më asnjëherë në të ardhmen.

Bëjmë me dije, nxënësit tanë, prindërit si dhe gjithë opinionin publike, që jemi të vendosur të vazhdojmë aktivititetin arsimor dhe edukativ megjithë këto ndodhi fatkeqe. Arsimi dhe edukimi i planifikuar do të vazhdojë me të njëjtën cilësi dhe rigorozitet! Për këtë do të bëhen përforcime në personelin mësimor në mënyrë që të zëvendësohen profesorët e kidnapuar.

Në këtë ngjarje të vështirë dhe trishtuese që po jetojmë, dëshirojmë të FALENDEROJMË të gjitha ata të cilët nuk na kanë lënë vetëm por na kanë mbështetur gjatë gjithë rrugëtimit tonë.

FALENDEROJMË:

Nxënësit tanë,
Prindërit,
Maturantët tanë,
Përfaqësuesit e organeve të shtypit,
Gjithë drejtuesit e institucioneve shtetërore,
Ambasadorët e atashuar në Kosovë si dhe Shefat e Misioneve,
Organizatat e shoqërisë civile.

Gjithashtu FALENDEROJMË të gjithë ata vullnetarë që na kanë ndihmuar të shprehim e transmetojmë me anë të medias sociale në shumë vende të botës, vështirësitë e tronditjen që kemi pësuar.

Me shprese që një ngjarje e tillë të mos ndodhë më asnjëherë!!!