Të shtundën me datën 18.02.2012 nuk do të mbahen kurset të cilat organizohen për nxënësit e klasave 8 dhe 9 të Shkollave të Mesme të Ulët të Komunës së Lipjanit
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), ka marrë vendim që të ndërpritet mësimi në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës edhe për një javë, pra deri të hënën, më 20 shkurt 2012.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, ka marrë vendim që javën e ardhshme të mos mbahet mësim në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Këtë vendim, ministri Buja e ka marrë për shkak të motit që po mbretëron në gjithë Kosovën, i cili ka vështirësuar në masë të madhe lëvizjen qytetarëve dhe paralajmërimit se edhe gjatë javës së ardhshme do të mbretërojë mot i ftohtë dhe me reshje.
Duke qenë se informatat e vazhdueshme që MAShT-i i ka nga terreni, e që flasin për një gjendje tejet të vështirësuar të lëvizjes, është vendosur që mësimi të ndërpritet nga dita e hënë (6 shkurt) deri në ditën e premte (10 shkurt) në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë.
Mësimi rifillon të hënën më 13 shkurt 2012.
Ditën e humbura të mësimit do të kompenzohen në fund të vitit shkollor.
Që nga data 21.01.2012 filloi kursi për gjuhë angleze,gjuhë turke dhe informatikë. Ky kurs po zhvillohet me punën vullnetare të nxënësve të kolegjit tonë Mehmet Akif të cilët po ligjërojnë për nxënësit e shkollave të Lipjanit. Ky kurs po mbahet për nxënësit e klasave: VI, VII, VIII dhe IX dhe është pa pagesë. Tashmë përafërsisht 300 nxënës janë regjistruar dhe i kemi hapur 13 klasa.
Mësimi po zhvillohet çdo të shtunë nga ora 9:00 deri në 12:10. Qëllimi i këtij kursi është që nxënësit të cilët nuk kanë mundësi për të vijuar kurse me pagesë, të marrin njohuri për gjuhët e huaja dhe përdorimin e kompjuterave këtu tek ne. Ju dëshirojmë suksese