Ju njoftojmë se Shkolla jonë nuk organizon dhe nuk ka fare lidhje me parti apo ahengje të organizuara. Për këtë çështje do ta shfrytëzojmë të drejtën tonë ligjore.
Komandanti i KFOR-it në Kosovë gjeneral Volker Halbauer vizitoi Kolegjin Mehmet Akif së bashku me disa trupa të tjerë të KFOR-it. Me këtë rast vizituan objektin e Kolegjit si labaratorin e kimisë, fizikës, biologjisë, kompijuterave dhe kabinetet e gjuhëve, ku takoi dhe bisedoi edhe me nxënësit e shkollës.
Për nder të vizitës së KFOR-it në kolegjin tonë u shtrua një drek në të cilën morrën pjesë; drejtori gjeneral i Gulistan-it z.Mustafa Erdem, drejtori i Kolegjit Mehmet Akif z. Yusuf Karabina si dhe zv.drejtorat
Our students visited Ambassador of Turkey Ms. Songul Ozan for 8 March International Women's Day.
Të mërkurën më datë 13 mars në objektin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Grupi I Grave Deputete në bashkëpunim me NDI (National Democratic Institute), organizuan një tryezë të rrumbullakët ku u diskutua mbi kushtet e jetesës së komunitetin e personave me aftësi të kufizuara, me theks të veçantë te vajzat dhe gratë pjesëtare të këtij komuniteti. Tryeza e rrumbullakët u udhëhoq nga Deputetja e Kuvendit të Kosovës Znj. Flora Brovina – kryetare e panelit I cili përbëhej nga deputete të tjera femra, zyrtarë të Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Mirëqenies Sociale. Të pranishëm ishin edhe pjesëtarë të komunitetit me nevoja të veçanta, njëherësh edhe anëtarë të shoqatave përkatëse. Grupi I nxënëseve të Kolegjit Mehmet Akif me ftesë nga Deputetja e Kuvendit të Kosovës, anëtare e Grupit të Grave Deputete, Znj. Teuta Sahatqija, pati nderin e veçantë të ndjek nga afër bisedimet në këtë tryezë. Pjesëmarrja në këtë tryezë është një përvojë e re dhe që la shumë mbresa te nxënëset tona.
Ju njoftojme se me datën 16.03.2013-e shtunë, nxënësit që kanë aplikuar për garat e diturise duhet të paraqiten në njërën prej kolegjeve më të afërta, si:
*International School of Prishtina – Lagjja Marigona
*Kolegjin “Mehmet Akif” në Banullë - Lipjan
* Kolegjin “Mehmet Akif” në Korishë -Prizren
*Kolegjin “Mehmet Akif” në Gjakovë
Të gjithë nxënësit që kanë aplikuar për pjesëmarrje në garë duhet t’i përmbahen orarit në vijim.
09:00 - Ardhja në vend provimit-shkollë
09:30 - Vendosja nëpër klasa dhe përgaditjet e fundit për provim
10:00 - Provimi me shkrim
Ju urojmë sukses.