Qëllimet e shkollës International School of Prishtina janë që të ndjekë zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë hap pas hapi dhe t’ua transmetojë atë nxënësve në mësimdhënie, edukim, po ashtu edhe në infrastrukturën e shkollës.
Të punojë me metodat më efikase të cilat çojnë drejt ngritjes së suksesit, që të arrihen standardet më të larta të arsimit në botë.
Shkolla, nxënësit dhe prindërit bashkëpunojnë për t’u krijuar mundësi fëmijëve të mësojnë dhe të përfitojnë njohuri në mjedise të cilat mbështesin zhvillimin fizik, emocional, shoqëror dhe mësimor për çdo fëmijë.
Konceptimi dhe përvetësimi i gjuhëve të huaja si instrument i rëndësishëm zhvillimi në nivelet më të larta të tyre.
Të ketë një bashkëpunim të ngushtë midis shkollës, prindërve dhe mësimdhënësve për formimin e përgjithshëm të fëmijëve, te të cilët shfaqen dukshëm elemente thelbësore jetësore.