Historiku

KOLEGJI “MEHMET AKIF”  NË LIPJAN

Kolegji “Mehmet Akif”, është shkolla e parë private e hapur në Kosovën e pasluftës. Veprimtarinë e ka filluar në vitin 2000, në lokalet e Shkolles së mesme “Gjin Gazuli”, në Prishtinë. Një vit  më vonë  është transferuar si qiramarrës fillimisht në një objekt që gjendej në Velani, kurse më vonë në objektin që gjendej në Veternik.

Në vitin shkollor  2010 Kolegji kaloi në objektin e vet aktuale në Banullë-Lipjan.

Mësimi zhvillohet   në nivelin e shkolles së mesme të lartë (10-12),në drejtimin shkencor.

Shkolla ofron ushqim si dhe banim në konvikte të ndara për djem dhe vajza, për nxënësit që vijnë nga qytetet  e tjera të Kosovës.